Amerika fjala e fundit, nuk ka tryezë të bisedimeve për Kosovën që do të vendosë pa pëlqimin amerikan

Amerika fjala e fundit, nuk ka tryezë të bisedimeve për Kosovën që do të vendosë pa pëlqimin amerikan
Amerika fjala e fundit, nuk ka tryezë të bisedimeve për Kosovën që do të vendosë pa pëlqimin amerikan

Rexhep Shahu

  • 14 July 2020 - 07:17

Shkruan: Rexhep Shahu

“Kosova e hapësira shqiptare është përtej fuqisë e interesit evropian dhe është në kufijtë që s’mund të mbrohen pa Amerikën. Nuk ka tryezë ku flitet për Kosovën e hapësirën shqiptare që mund të vendoset ndonjë gjë pa miratim të qartë amerikan. Gjermania si fuqia më e madhe ekonomike e Evropës natyrisht që ka barrën e madhe të implementimit e para dhe më disiplinë gjermane të politikave të përbashkëta me Amerikën në Evropë. Për krye shkak shihet Gjermania se garantë”.

Unë besoj se dirigjent i simfonisë Kosovë që vazhdon të luhet, ka qenë, është e do të jetë Amerika. Gjermania vjen pas saj dhe shtetet e mëdha Anglia Franca etj etj. Nuk ka as mund të ketë asnjë lëvizje të asnjë guri në shahun politik për Kosovën pa miratim amerikan. Evropa as s’ka as s’mund të ketë besim tek vetja e vet për këtë problem pa marrë miratimin amerikan pasi Evropa e din që në krye se Kosova është parasë gjithash investim politiko ushtarak amerikan i mbështetur edhe nga vendet e tjera evropiane. Kosova e hapësira shqiptare është përtej fuqisë e interesit evropian dhe është në kufijtë që s’mund të mbrohen pa Amerikën. Nuk ka tryezë ku flitet për Kosovën e hapësirën shqiptare që mund të vendoset ndonjë gjë pa miratim të qartë amerikan. Gjermania si fuqia më e madhe ekonomike e Evropës natyrisht që ka barrën e madhe të implementimit e para dhe më disiplinë gjermane të politikave të përbashkëta me Amerikën në Evropë. Për krye shkak shihet Gjermania se garantë. Edhe për simpatitë e ndërsjella historike shqiptaro gjermane. Kemi parasysh se shkencëtarët gjerman janë garantë të kulturës e gjuhës shqipe, janë gjermanët që propozuan Gjergj Fishtën kandidatin e parë shqiptar për çmimin Nobel në letërsi. Shpresoj se udhëheqja gjermane e Evropës në këto 6 muaj do ti japë shumë impulse Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".