Pa inate politike të miratohet Ligji anti-covid, të mos terrorizohen qytetarët me propagandë psikologjike

Pa inate politike të miratohet Ligji anti-covid, të mos terrorizohen qytetarët me propagandë psikologjike
Pa inate politike të miratohet Ligji anti-covid, të mos terrorizohen qytetarët me propagandë psikologjike

Dardan Grapci

  • 14 July 2020 - 16:26

Shkruan: Dardan Grapci

“Kjo Qeveri që po udhëhiqet nga Avdullah Hoti nuk kanë njohuri si duhet të përballen me një virus siç është kjo me korona virusin. Refuzimi i aprovimit të Ligjit anti-Covid e propozuar nga grupi i deputeteve me mbështetjen e kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani është edhe një veprim tjetër i gabuar nga koalicioni qeverisës me Listën Serbe. Kështu që me inate dhe me presione shteti nuk udhëhiqet. Do të ishte mirë që njëherë e përgjithmonë, për hir të popullit, partitë ne pozite dhe opozitë, të bashkëpunojnë në të gjitha agjendat institucionale dhe që qytetarëve të Kosovës të ju krijohen kushtet për vazhdimin e jetës në normalitet e jo duke deklaruar nëpër media se kinse çdo ditë në Kosovë ka zhvillime alarmante, të vdekur nga korona virusi, sepse me këto deklarime politikanët tanë vetëm sa po i japin stres dhe panik popullit”.

Që nga fillimi marsit kur Qeveria Kurti ka qenë në pushtet, Qeveria e Kosovës e ka filluar betejën me pandeminë e koronavirusit me hapa të gabuara. Ja disa arsye: Hapi i parë që kanë gabuar ishte lejimi i Kosovarëve që jetojnë në diasporë të kthehen në vend pa u verifikuar me testet nëse ata ishin pozitiv apo negativ në infeksionet që kanë mundur të marrin gjithandej nga virusi covid-19. Hapi i dytë i gabuar ka qenë mos veprimi i shpejtë, që nuk i kanë mbyllë kufijtë me shtetet fqinjë, hapi i tretë është. Gjithashtu gabimi më fatal që kanë bërë ka qenë për Qeverinë Kurti ishte izolimi total nëpër shtëpia thuajse për plotë 3 muaj. Prandaj unë mendoj që Avdullah Hoti duhet ta anuloj skenarin e parë dhe të dytë, atë të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, dhe le ta bëjë një projekt ekonomik dhe një projekt për rimëkëmbjen e bizneseve të vogla dhe të mesme, e jo të jua ndaloj veprimtarinë siç janë: Kafiterit, restorantet, hotelet etj. I bëjë apel Qeveris Hoti dhe BE-s qe mos te ja u mbushin popullit veshët me propaganda, por le ti ndihmojnë popullit qe ta tejkalojnë këtë krizë pa frikë dhe pa panik”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".