Qeveritë jo stabile e pakicës, pasojë e sistemit të pa reformuar zgjedhor të bllokuar nga politika e inkriminuar

Qeveritë jo stabile e pakicës, pasojë e sistemit të pa reformuar zgjedhor të bllokuar nga politika e inkriminuar
Qeveritë jo stabile e pakicës, pasojë e sistemit të pa reformuar zgjedhor të bllokuar nga politika e inkriminuar

Blerim Burjani

  • 14 July 2020 - 19:11

Shkruan: Blerim Burjani

“Në këtë lloj demokracie që kemi ne, qytetari i Kosovës është vetëm një makinë e votimit. E po të ndryshoj sistemi zgjedhor, në një sistem mazhoritar, atëherë skena politike vetvetiu do të ishte reformuar dhe pastruar, sepse do të kishim ardhur në aso situate të reduktimit dhe korrigjimit të skenës politike. Me kalimin e kohës politike do të ndahej në dy blloqe. Po të kishim sistem gjysmë mazhoritar Kosova do të kishte vetëm tre katër parti parlamentare. Mirëpo për ta plaçkitur shtetin, për ta zhvatur të gjithë pak e nga pak, dikush më shumë e dikush më pak, kjo po arrihet përmes sistemit proporcional, prandaj me të vërtetë është katastrofë çfarë ka ndodhur deri më tani sepse të gjitha qeveritë e shtetit janë përbërë prej 4 a 5 partive, një parti e madhe dhe tjerat të vogla, dhe këtu të gjitha kanë luftuar për përfitime individuale dhe politike gjatë qeverisjes së vendit”.

-Gjithmonë në këtë sistem qeverisës, me këtë sistem zgjedhor, ndodhin gjëra të tilla, do të kemi edhe qeveri jo stabile të pakicës, këto do të vazhdojnë edhe me vite të ndodhin pasi që partitë e vogla të shumta e luajnë rolin e çelësit e të të bërit të qeverisë. Kjo është shumë e dëmshme për shtetin tonë dhe është vërtetuar me vite që është totalisht produkt i keq sistemit zgjedhor proporcional,i cili i shkakton të gjitha këto situata kaosi në politikë dhe në qeverisje. Partitë e vogla ndahen e bashkohen , shuhen krijohen tjera parti të vogla dhe vazhdon cikli i përhershëm i të bërit qeveri më parti të vogla. Këtu është e vetmja rrugë që mundë ta ndalon këtë trend negativ, të rritet pragu zgjedhor në proporcionalitet deri më 10 %, sepse partitë aktuale kurrë nuk do të votojnë për ndryshimin e këtij sistemi zgjedhor për shkak se iu konvenon anarkia ,qeverisja e dobët me plotë zgjedhje të jashtëzakonshme dhe të zakonshme, apo të rregullta. Kjo nuk është çudi kur ndodhë ikja dhe trafikimi i deputetëve, nuk është çudi kur prej NISEMES mundë të ikin e të shkojnë deputetët në tjetër parti, dhe normal se rrezikohet edhe funksionimi i Qeverisë. Po që se NISMA humbë të gjithë deputetë e saj ,ajo mundë të humbas edhe votat në kuvend. Pra mundë të shtrohet nevoja e ndërrimit të partnerit të koalicionit , apo nëse një krahë i NISMS i dal i merr të gjitha votat, gati kjo i bien që duhet të ketë poste të reja në Qeveri për partinë e re që mundë të dal nga NISMA. Kemi parë që partitë politike nuk janë të interesuara që të ketë reformë adekuate ligjore për zgjedhjet, nuk janë të interesuara që Kosova të jetë e ndarë në zona dhe të jetë më i mirë përfaqësimi i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës. Atyre iu konvenon që akoma në Kosovë të jetë vetëm një zonë zgjedhore. Kjo u konvenon sidomos partive të vogla. Në kuptim legjislativ reforma zgjedhore duhet të ndodhë veçmas në segmentin e numërimit të votave dhe mekanizmave të tjerë. Dhe natyrisht duhet të depolitizohet KQZ, sepse kohet e fundit kanë ardhur njerëz të rinj që fare nuk kanë lidhje me këtë punë. Po të kishim sistem gjysmë mazhoritar Kosova do të kishte vetëm tre parti parlamentare. Mirëpo për ta plaçkitur shtetin, për ta zhvatur të gjithë pak e nga pak, dikush më shumë e dikush më pak, kjo po arrihet përmes sistemit proporcional, prandaj me të vërtetë është katastrofë çfarë ka ndodhur deri më tani sepse të gjitha qeveritë e shtetit janë përbërë prej 4 a 5 partive, një parti e madhe dhe tjerat të vogla, dhe këtu të gjitha kanë luftuar për përfitime individuale dhe politike gjatë qeverisjes së vendi. Demokracia në Kosovë u nis mbrapsht, nga varfëria e skajshme, themelim të partive për qëllime përfitimi për gjatë kësaj rruge përfituese që është punuar për shtetin, njohjen ndërkombëtare të shtetit. Është e kotë të flasim sepse reforma zgjedhore nuk mundë të ndodhë akoma, sepse atëherë më nuk mundë të jetohet nga politika dhe pallavrat që për shërbim për qytetarët, ata duhet me i rrjepë, partitë me përfitua së bashku me individët. Korrupsioni si formë e sundimit u bë me këtë sistem zgjedhor që e kemi tani. Përfitimi nga të çendurit në politikë u institucionalizua, shteti u bë lodër e të paditurve sepse përfituan të gjithë ata që u bënë pjesë e politikës dhe e rrjepën qytetarin. Me këtë kastë politike krejtësisht të pa dekriminalizuar dhe të pa reformuar Kosova nuk do të mundë të ndryshoj sistemin zgjedhor, sepse për këtë nuk ka pajtueshmëri. Askush nga partitë politike nuk e jep pëlqim për ndryshimin i sistemit zgjedhor prandaj sistemi gjasat për ta bërë atë janë zero”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".