Presidentit të Kosovës si institucion para Gjykatës Speciale, pa ndjesinë e tij për shtetin dhe qytetarin

Presidentit të Kosovës si institucion para Gjykatës Speciale, pa ndjesinë e tij për shtetin dhe qytetarin
Presidentit të Kosovës si institucion para Gjykatës Speciale, pa ndjesinë e tij për shtetin dhe qytetarin

Dr. Hysni Aliu

  • 15 July 2020 - 07:08

Shkruan: Hysni Aliu

“Thaçi, e vërtetoj faktin e njohur nga historia, që diktatorët ose robëruesit, i largon nga pushteti, ose vendosja prapa grillave apo largimi nga jeta. Pra këta njerëz, gjithmonë largohen nga pushteti të turpëruar, e asnjëherë krenar në raport me popullin dhe vetveten. Askush që e donë vendin e vet, nuk e ka gëzuar fakti i ftesës së Gjykatës Speciale ndaj Presidentit të Kosovës si institucion, por ta dërgosh institucionin e presidentit të vendit në një gjykatë ndërkombëtare, kjo e ka bërë të vështirë , dhimbjen për një njeri të tillë. Është e dhimbshme që faktori ndërkombëtare, lejoi që njerëz të tillë të bëhen president vendi, vetëm e vetëm që Kosova të poshtërohet, duke bërë një baraspeshë në mes të arrestuarve për krime lufte në Serbinë gjenocidale. Pra Serbisë ju arrestua presidenti i atëhershëm Millosheviq, dhe si duket paska qenë e planifikuar që atëherë që si baraspeshë të arrestohet edhe Presidenti i Kosovës, që çuditërisht në kohën e duhur për ta u zgjodh president një individi për të cilin Haga paska mbledhë materiale të shumta për këtë akuzë”.

-Paraqitja e djeshme e kryetarit të Kosovës z. Hashim Thaçi para dhomave të specializuara në cilësinë e presidentit të vendit, vërteton edhe njëherë, që ndjesia e tij për shtetin, prej nga vjen është inegzistente. Kërriga e presidentit po duket qe për të është gjithçka, sepse nëpërmes saj e siguron kontrollin mbi shtetin e kapur dhe atë në të gjitha hallkat. Thaçi, e vërtetoj faktin të njohur nga historia, që diktatorët ose robëruesit, i largon nga pushteti, ose vendosja prapa grillave apo largimi nga jeta. Pra këta njerëz, gjithmonë largohen nga pushteti të turpëruar, e asnjëherë krenare në raport me popullin dhe vetveten. Askush që e donë vendin e vet, nuk e ka gëzuar fakti i ftesës së Gjykatës Speciale ndaj Presidentit të Kosovës si institucion, por ta dërgosh institucionin e presidentit të vendit në një gjykatë ndërkombëtare, kjo e ka bërë të vështirë , dhimbjen për një njeri të tillë. Është e dhimbshme që faktori ndërkombëtare, lejoi që njerëz të tillë të bëhen president vendi, vetëm e vetëm që Kosova të poshtërohet, duke bërë një baraspeshë në mes të arrestuarve për krime lufte në Serbinë gjenocidale. Pra Serbisë ju arrestua presidenti i atëhershëm Millosheviq, dhe si duket paska qenë e planifikuar që atëherë që si baraspeshë të arrestohet edhe Presidenti i Kosovës, që çuditërisht në kohën e duhur për ta u zgjodh president një individi për të cilin Haga paska mbledhë materiale të shumta për këtë akuzë. Edhe aktakuza ndaj Ramush Haradinajt, në vitin 2004 atë botë kryeministër i Kosovës, u bë pikërisht pas shpalljes së aktakuzës ndaj 3 gjeneralëve të lartë të ushtrisë Jugosllave.

Është e dhimbshme kur bashkësia ndërkombëtare në një mënyrë baraspeshon xhelatin dhe viktimën me akte të tilla, duke i përfshirë edhe baraspeshat në aktakuzat ndaj njerëzve me funksione të larta.

Unë shpresoj shumë që bashkësia ndërkombëtare por edhe populli i Kosovës, të mos lejoj që në të ardhmen, në funksione të larta të na zgjidhen njerëz që potencialisht mundën të akuzohen nga gjykata e Hagës. Ne si popull, nuk besoj që pranojmë që edhe më tutje të turpërohemi dhe nënçmohemi me akuza të tilla ndaj krerëve të shtetit tonë. Zëvendësimi i mundshëm i Thaçit me Haradinajn, si president i vendit, ashtu siç la të kuptohet mbrëmë z. Haradinaj, do të ishte kulmi i marres e çmendurisë, dhe fyerja më e madhe që do i bëhej popullit të Kosovës, duke pas parasysh qeverisjen e fundit tepër skandaloze, dhe të pamend të z. Haradinajt, ku korrupsioni, nepotizmi dhe mashtrimi, mbërriti maksimumin në historinë e vendit tonë.

Nëse kësaj ja shtojmë mundësinë që Haga të ngre aktakuzë edhe kundër Haradinajt pak pasi që të bëhet president i vendit, atëherë kjo e bën këtë mundësi krejtësisht katastrofale, ku Kosova do i qonte në Hage dy kryeministra, dhe dy president. E turpshme apo jo.

Është koha që komandantët e luftës ta kenë vendin e vet në histori, ashtu si në gjithë botën, dhe kështu të qëndrojnë larg institucioneve të vendit. Kosova, mjaft ka vuajt qe 20 vite, tani është koha për njerëzit e ri, që mendojnë për shtetin e vetë, ashtu siç mendojnë për vetveten. Përjashtim nga ky grup i komandantëve bëjnë ata që për 20 vite i rezistuan lakmisë për para, pushtet, korrupsionit , kriminalitetit dhe nepotizmit. Populli i din të atillët me emër dhe mbiemër.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".