Argatët e Hashim Thaçit në LDK, po e sulmojnë kryeparlamentaren Vjosa Osmani, mbledhësen e votave që e ngritën LDK-në në parti fituese

Argatët e Hashim Thaçit në LDK, po e sulmojnë kryeparlamentaren Vjosa Osmani, mbledhësen e votave që e ngritën LDK-në në parti fituese

Hajrullah Tërnava

  • 15 July 2020 - 07:10

Shkruan: Hajrullah Tërnava

“Duke mos iu përmbajtur principeve të pastra si rregull elementar, të këtyre veprimeve, kjo parti edhe në të ardhmen dhe me këta udhëheqës vështirë do ta kenë që ta rrisin numrin e elektoratit të tyre, e sidomos kur ende janë të freskëta këto lojëra me zonjën Osmani, që e sakrifikuan që tua tuboj votat për një numër të vogël votash nuk duel e para, kurse tani në mënyrat më denigruese dhe me politika të pa pastra, duke e shantazhue atë, që në të kundërtën prijësit e partisë LDK. me veprimet e tyre kanë dhënë me nënkuptua se janë në shërbim të Hashim Thaçit në përpikëri”.

Në rrethanat politike që po zhvillohen, që nga rrëzimi i Qeverisë Kurti, dhe mënyra si u rrëzua ajo, sikur që është e njohur për opinionin, e duke e pasur parasysh tani qëndrimin stoik të përfaqësueses së kandidates për Kryeministresh Vjosa Osmani, nga partia e LDK-së, që në zgjedhjet e fundit të datës 06.10.19 i solli partisë së saje gjithë ato vota, me të vetmin parim se koalicion do të bëjmë vetëm me LVV-në, e kurrsesi me tjerat parti, dhe krejt me atë që ndodhi mbas 50 ditë të qeverisjes, e nga frika që qeveria në pushtet e filloj luftimin e të gjitha të këqijave që kanë ndodhur që nga lufta e deri me tani, qe 21 vit, nga paniku që i rroku të gjitha partitë, u tubuan shumë shpejtë të gjithë me LDK-në që ishte në koalicion, dhe i treguan mocionin kësaj qeverie me 82 vota. Vjosa Osmani si kryeparlamentare që është në atë post e duke u angazhua që edhe më tutje ti përmbaj ato premtime që i kishte dhënë elektoratit të saje, te partia LDK ka krijuar dyshime se ajo në esencë s’po i qëndron besnike udhëheqësish së LDK-së, e që dallon shumë me të vërtetën sepse e tërë partia e LDK-së, pa u konsultuar fare me Vjosën që ishte edhe nënkryetare e kësaj partie, për veprimet e saja e shkarkuan nga të gjitha postet udhëheqëse të partisë, dhe në të gjitha anët është e bastarduar-shantazhuar nga prijësit tjerë që e udhëheqin LDK-në, e që po këta prijës të kësaj partie, u treguan besnik ndaj PDK-së dhe Presidentit Hashim Thaçit, prandaj s’është çudi që deri më tani lirisht mundë të themi se LDK që nga ardhja si kryetar Isa Mustafes, nuk i ka fituar asnjë palë zgjedhje qendrore që janë mbajtur, i ka humbur ato sepse me ndihmën e LDK-së Hashim Thaçi u bë edhe President i vendit. U harruan edhe akuzat parazgjedhore të gjitha zgjedhjeve se „nëse i fitojmë zgjedhjet kemi me i hulumtua dhe me i zbardhur vrasësit e shumë aktivistëve mbi 100 kontribuesve për çështjen kombëtare“. Edhe pse e patën Kryeministër Isa Mustafa dhe Ministër i PB Skënder Hysenin, asnjëherë nuk u iniciuan ato premtimet e dhëna elektoratit e as që i kanë përmendur. Elektorati i po i mbanë në mendje ato rrenat prandaj nuk ia jep votat kësaj partie. Duke i ditur krejt këto të meta të LDK-se, Vjosa Osmani deshi që me veprimet e saja mos ti shkojnë huq ato premtime që iu kishte premtua elektoratit të saj në zgjedhjet e fundit, prandaj edhe ma tutje ajo po mundohet me i jetësua premtimet e veta, gjë që shumë nga udhëheqësja e LDK-së, po e dezinformojnë opinionin dhe po mundohen ta degradojnë personalitetin e saj, kinse ajo tani po punon për interesa të LVV-së. Prandaj kjo legjislaturë e Kuvendit të Kosovës në një shoqëri të pa zakontë me njerëz ndër më të pa edukuari, po tregohet e pa etikë njerëzore e morale që ka pasur ndonjëherë në ulëset e këtij institucioni, sa që edhe faktorët ndërkombëtar, ambasadorët e vendeve mike, po reagojnë e po protestojnë kundër sjelljeve arrogante e banaliteteve të deputeteve të kësaj legjislature. Tani deputetët për të ju qëndruar besnik shefave të tyre që e udhëheqin partinë, e që për përfitime tjera interne, si për punësime, apo avancime të familjarëve të tyre, apo edhe të përfitimeve të tenderëve të ndryshëm që iu duhet me u pasurua skajshëm, sikur që kanë veprua deri me tani, po dëshmojnë me sjelljet e tyre të turpshme mungesën e etikës dhe kulturës individit dhe të grupit që përfaqësojnë ato sjelljet arrogante në vazhdim kundër kryetares së Kuvendit Vjosa Osmanit, kryetare e parë femër në historikun e parlamentarizmit të Kosovës, duke i sjellë telashe e ofendime të turpshme, për qëllime që shefat e tyre të binden në besnikëritë e deputetëve të tyre, prandaj ata që sillen në mënyrën më nënçmuese ndaj saje, do ti kenë postet e larta në këtë parti me këtë udhëheqje. Sjelljet e tilla janë tepër nënçmuese dhe të pa matura dhe të pa menduara nga disa deputet, madje edhe nga vetë ata të LDK-së, një argument tjetër që e paraqet si domosdoshmëri të kohës pastrimin e figurës politike dhe dekriminalizimin, si kusht elementar për tu ftuar në liste zgjedhore dhe për tu zgjedhur, në mënyrë që institucionet e shtetit të mos shndërrohen në arena lojërash të pa moralshme për huliganët e të pa edukuarit që i japin imazh të keq institucionit përfaqësues, jo vetëm brenda por edhe jashtë vendit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".