Interesi për pushtetin apo qytetarin, Kosova kalon me dy qeveri pa strategji për ballafaqim me pandemi

Interesi për pushtetin apo qytetarin, Kosova kalon me dy qeveri pa strategji për ballafaqim me pandemi
Interesi për pushtetin apo qytetarin, Kosova kalon me dy qeveri pa strategji për ballafaqim me pandemi

Ardit Gervalla

  • 15 July 2020 - 07:14

Shkruan: Ardit Gërvalla

”Kosova nuk ka nevojë të aplikoj masa të cilat i atakojnë bizneset individuale dhe ekonominë tonë të dobët. Nuk mund ta përballojnë edhe një bllokadë 3 muajsh siç e kishim më herët. Sidomos sezonin verore kur qarkullimi mujor në secilin biznes dhjetëfishohet për arsye të ardhjes se mërgatës tonë. Qeveria e Kosovës pa humbur kohë duhet ta dërgoj në Kuvend projekt-ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Corona-Virusit. Të parashihet me ligj që mos mbajtja e maskës është vepër penale dhe dënohet me gjobë. Të përcaktohen masat e tjera preventive dhe të cilat nuk atakojnë bizneset dhe ekonominë. Po ashtu ligji të përcaktoj kohëzgjatjen se sa do të jetë në fuçi, pra sa ditë saktësisht do të jetë i aplikueshëm. Mbajtja e maskës nga secili qytetarë, mbajtja e distancës dhe qarkullimi i lirë i njerëzve, mallrave dhe shërbimeve është zgjidhja për Kosovën”.

-Kur po flasim për mos respektimin dhe papërgjegjësinë e qytetarëve ndaj kësaj pandemie dhe situate që po përballet e gjithë bota, atëherë natyrisht që respektimi i masave dallon nga shteti në shtet dhe për këtë ka faktor të ndryshëm. Niveli i trajtimit të seriozitetit të pandemisë dallon nga shtetit në shtet dhe nga qytetarët e shteteve të ndryshme nga të tjerët. Po ashtu edhe masat e shteteve dallojnë nga shtetit në shtet.

Shteti, pra qeveria përdor strategjinë më të përshtatshme dhe më të zbatueshmen për shtetin e tij dhe qytetarët e tij, jo të shkohet me shabllone dhe ekstreme në të dyja anët(ose liri të plotë, ose masa rigoroze. Kosova gjatë pandemisë ka kaluar me dy qeveri dhe me disa strategji. Qeveria e parë me masa pak më rigoroze, me pak raste të korona virusit por më shumë dëme në ekonomi. Qeveria e dytë me logjiken e lirimit të masave dhe fillimin e rimëkëmbjes ekonomike, por ndikoi me raste enorme të rasteve me Covid-19, gjë që ishte e pashmangshme. Kjo na tregon që ende nuk kemi adaptuar një strategji e cila i bije taman vendit tonë. Për këtë natyrisht që duhet të ketë zgjidhje.

Duhet ta pranojmë se ne qytetarët nuk kemi përdorur as minimalisht rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, mbajtjen e maskës, larjen e duarve dhe distancën. Pra, shteti duke parë që qytetarët e tij nuk janë duke respektuar këto rekomandime që faktikisht po i bije që është zgjidhja për ta parandaluar përhapjen e Covid-it atëherë shtrohet nevoja që ta adaptojmë një strategji që qytetarët t’i shohim të pajisur me maska, në distancë dhe duke respektuar masat e organeve kompetente.

Biznese që punojnë të gjitha, me kufizime të nevojshme, me gjurmime të rasteve të kontaktit, kështu mendoj që do t’i kthehemi normalitetit si vend”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".