Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë më 16 korrik pa rezultat spektakular, një fillim i ri dhe foto për kujtim

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë më 16 korrik pa rezultat spektakular, një fillim i ri dhe foto për kujtim
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë më 16 korrik pa rezultat spektakular, një fillim i ri dhe foto për kujtim

Nexhat Haziri

  • 15 korrik 2020 - 11:22

Shkruan: Nexhat Haziri

"Ajo që do të shënoj ky takim është zotimi i palëve për të garantuar gatishmërinë e tyre për dialog dhe se mund të preken edhe disa nga temat ekonomike, por në mënyrë sipërfaqësore, pasi çdo kush është i vetëdijshëm se kjo çështje nuk është çështje ekonomike, por politike dhe pa një marrëveshje politike në mes Kosovës dhe Serbisë që do të qojë në njohje reciproke, çfarëdo marrëveshje tjetër e arritur ne rrafshe të tjera do të jetë problematike për tu zbatuar. Andaj thjesht 16 korriku do të shënoj një hap pozitiv në dialogun Kosovë-Serbi, takim që do t’i zbus tensionet në mes dy vendeve dhe angazhimin e tyre për të vazhduar me bisedime, por jo që nga ky takim do të kemi ndonjë marrëveshje, qoftë edhe ekonomike. Thjesht në këtë takim palët do ti bëjnë të njohura pozicionet e tyre në raport me njëra-tjetrën dhe do të ketë edhe një fotografi të përbashkët"

- Takimi i datës 16 korrik, mes të Kryeministrit Hoti dhe Presidentit serb Vuçiq, do të shënoj fillimin e vazhdimit të dialogut në mes dy vendeve, dhe mbase ky do të jetë një hap pozitiv pasi palët i kthehen tavolinës së bisedimeve në përpjekje për të gjetur një marrëveshje , e cila në vazhdimësi është quajtur finale që nga ndërprerja e dialogut. Unë nuk pres se nga takimi i 16 korrikut do te ketë diçka spektakulare, pasi ky takim vije pas një kohe të gjatë të ndërprerjes së dialogut që është përcjellur me akuza e kundër akuza në mes Prishtinës zyrtare dhe Beogradit zyrtar në tentim që t’ia hedhin fajin njëra-tjetrës për ndërprerje e kushtëzim të dialogut.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".