Gjykata Speciale dhe aktakuza kundër Thaçit, e shpëtuan LDK-në dhe Avdullah Hotin nga turpi i madh historik

Gjykata Speciale dhe aktakuza kundër Thaçit, e shpëtuan LDK-në dhe Avdullah Hotin nga turpi i madh historik

Hajrullah Tërnava

  • 16 July 2020 - 07:03

Shkruan: Hajrullah Tërnava

"Të gjitha përshtypjet e popullatës janë se ai është i përkëdheluri dhe i dëgjueshmi i Isa Mustafës, por fati i tij ishte që u ngrit aktakuza nga Gjykata Speciale ndaj Thaçit, sepse të gjitha gjasat ishin që marrëveshja për nënshkrim, për ndarjen e Veriut, ishte punë e kryer që kjo pjesë ti jepet dhe ti takoj Serbisë. Prandaj Hoti si kryeministër do ta kishte për detyrë për ta nënshkruar atë marrëveshje, që faji kryesor në historinë e popullit tonë do ti mbetej Avdullah Hotit si Kryeministër dhe LDK-së si parti politike. Tani këtë situatë duhet ta shfrytëzoj Kryeministri Hoti në favor të tij, që ta ndreqi edhe imazhin e vetë në popull, dhe në bazë të fakteve që gjinden në favor të popullit të Kosovës, në bisedimet që priten të ndodhin ditëve në vijim, duhet të këtë qëndrim ma të ashpër-trimëror në ato bisedime, ta kushtëzoj vazhdimin e dialogut me Serbinë, që nga takimi i parë i 16 korrikut me trajtimin e temës më të dhimbshme për qytetarët e Kosovës që janë viktimë e luftës, të zhdukurit dhe kompensimi i dëmeve për të cilat është heshtur në vazhdimësi që nga fillimi i këtij dialogu, kurse është folur e ngritur zëri vetëm në tubimet përkujtimore të viktimave të luftës dhe të dëshmorëve".

-Qeveria e krijuar në një shpejtësi nga shumë parti, me 61 deputet, e që sot i numëron vetëm 60, e që me këta numra se ka stabilitetin e saj, ditëve në vijim do të duhej që për hir të stabilitetit të saje dhe bisedimeve serioze që e presin, të përfshihet në të edhe partia në opozitë formale tash për tash PDK. Avdullah Hotit nga shumë kush po dyshohet për mënyrën se si është përzgjedhur si Kryeministër, duke pasur parasysh se ai për të kaluarën e tij nuk ka ndonjë kontribut të posaçëm apo të begatshëm për atë post. Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti i ka takuar para shkuarjes në Bruksel, përfaqësuesit e organizatave për të zhdukurit, me zotimin e tij se do ta shtron në dialog si çështje me prioritet pikërisht çështjen e të pagjeturve. Një zotim të tillë, për ngritjen e kësaj Çështje, e kanë bërë të gjitha delegacionet e deritashme që janë angazhuar në këtë proces, por kjo temë e dhimbshme asnjëherë nuk është nxjerr në tavolinë te bisedimeve. Dhe po të veprohej në këtë mënyrë sikur u shpjegua, do ti kthehej shpresa e vonuar popullatës se Kosovës për të gjitha të këqijat që iu kanë bërë vendit tonë nga armiku i jonë shekullor, dhe me një paraqitje të tillë dinjitoze në bisedimet e radhës, tani Kosova do ta luaj rrolin e saje që ishte dashur që shumë më herët ti hapë këto tema, gjë që do ti ngrihej edhe reputacioni pozitiv edhe Kryeministrit Hoti, duke e pas të qartë se ne kemi bërë luftë mbrojtëse në vendin tonë, dhe të gjitha dëmet, viktimat e luftës, të zhdukurit dhe të pagjeturit, si dhe shumë tjera dëme materiale iu kanë shkaktua Kosovës në territorin e sajë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".