Koronavirusi kthen borxhin e rrëzimit të Qeverisë Kurti, godet 4 deputet të LDK-së

Koronavirusi kthen borxhin e rrëzimit të Qeverisë Kurti, godet 4 deputet të LDK-së
Koronavirusi kthen borxhin e rrëzimit të Qeverisë Kurti, godet 4 deputet të LDK-së

Faik Krasniqi

  • 16 July 2020 - 07:07

Shkruan:Faik Krasniqi

“Kjo qeveri që e krijoi Hashim Thaçi u bë për dy arsye. E para, për bisedime me Serbinë në mënyrë që Thaçi ta zbatojë planin e tij. E dyta, për të vazhduar zhvatja dhe vjedhja e shtetit. Punësimet masive të familjareve dhe militantëve të tyre. Në çdo ministri nga 5 zv-ministra. Rikthimin e hajnave në kompanitë publike. Ka qenë e ditur që kjo qeveri jo legjitime e pakicës do të ketë probleme, sepse janë te varur nga votat e Listës serbe. Tash ta shohim se çfarë do të bëjnë ne mungesë të 4 deputetëve të saj të infektuar. Por këta nuk e kanë problem. Për këta me rëndësi është me qenë ne qeveri dhe të vjedhin sa të munden”.

Në asnjë shtet të botës nuk ka ndodhur që në kohë pandemie të rrëzohet qeveria. Por LDK e bëri një idiotizëm të tillë. Për çfarë e bëri? Për pushtet. Në kohën e qeverisjes së Kurtit, kur Kosova kishte vetëm 19 raste të të infektuarve me Coronavirusi, LDK kërkonte shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme. Kurse brenda 24 orëve kemi 12 vdekje me Coronavirus dhe 178 raste të të infektuarve, të njëjtit po thonë se gjendjen e kanë nën kontroll. Hipokritë të mëdhenj. Gjatë kohës së qeverisjes Kurti, thoshin që masat janë shkelje të të drejtave të njeriut. Edhe Gjykatën Kushtetuese e futën në lojë duke e shpallur vendimin antikushtetues. Madje presidenti Thaçi bënte thirrje popullatës që mos t'i zbatojnë masat e qeverisë. Gjithçka kishte vetëm një qëllim. Rrëzimi i qeverisë Kurti, sepse Albin Kurti filloi ta këpus zinxhirin e krimit, korrupsionit dhe nepotizmit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".