Koalicioni LAN- nuk e bënë VETTING-un, është vërsulur në kapjen e shtetit

Koalicioni LAN- nuk e bënë VETTING-un, është vërsulur në kapjen e shtetit
Koalicioni LAN- nuk e bënë VETTING-un, është vërsulur në kapjen e shtetit

Blerim Burjani

  • 16 July 2020 - 13:30

Shkruan: Blerim Burjani

“Kjo dihet se nuk do të ketë VETTING në drejtësi me qeverinë e keq qeverisjes, me ministrin që e udhëheq partia që është e zhytur në keqpërdorime, korrupsion , familjarizim, parti e cila falë poste dhe dërgon njerëz që ose duhet të dëgjojnë çka thotë shefi ose shkarkohen. Kështu nuk ndërtohet shteti, e aq më pak funksionalizohet dhe pastrohet sistemi i drejtësisë për të vepruar kundër dukurive të tilla negative të shkeljes së ligjit. Shikoni kush është në postin e ministrit të MPJ-së dhe e din menjëherë se nuk ka gjë prej kësaj teme”.

Shteti është futur në një regres dhe jo efikasitet dhe pa kuptueshmëri me këta njerëz. Kjo qeveri do ta shkatërroj edhe sistemin e arsimit, sidomos atë në sektorin privat, përderisa favorizon sektorin publik ku nuk është investuar në asnjë kapacitet infrastrukturor dhe prapë janë akredituar. Dëme të mëdha janë bërë pa dyshim dhe do ti bëhen edhe më shumë shtetit. Po e shohim se siç po qeverisin. Në vend që të mendohet pakoja emergjente ekonomike këta po merren me shkarkime dhe me gradime të njerëzve e familjarëve nëpër ambasadat e Kosovës. Kështu nuk ndërtohet shteti, e aq më pak funksionalizohet dhe pastrohet sistemi I drejtësisë për të vepruar kundër dukurive të tilla negative të shkeljes së ligjit”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".