Qeveria Hoti e fryrë me numrin e zëvendësministrave, model i qeverisjes së PAN-it të Ramush Haradinajt

Qeveria Hoti e fryrë me numrin e zëvendësministrave, model i qeverisjes së PAN-it të Ramush Haradinajt
Qeveria Hoti e fryrë me numrin e zëvendësministrave, model i qeverisjes së PAN-it të Ramush Haradinajt

Dardan Grapci

  • 16 July 2020 - 19:00

Shkruan: Dardan Grapci

” Qeveria Hoti si duket dëshiron për ta thye edhe rekordin e ish-Qeveris Haradinaj ku ajo qeveri i ka pasur në mal me ministra dhe me zëvendës ministra, prandaj edhe kjo e tanishmja veç ka arritur shifrën deri në 46 zv. ministra. Nuk e di si nuk ju vjen turp që edhe gjatë kësaj krize politike dhe ekonomike mendojnë për klientelat e tyre, duke shtuar numrin e zëvendës ministrave, duke e ditur që qytetarët ende nuk i kanë marr as ato mjetet e premtuara mbështetëse në pagesa si ndihmë për ta kaluar këtë pandemi. Kontrabandistët ekzistojnë dhe do të ekzistojnë dhe dihet shumë mire kush janë, prandaj Qeveria Hoti nëse vazhdon me këto emërime të panevojshme, edhe kjo Qeveri do të rrëzohet deri në fund të këtij viti, ku duhet të lihet opsioni i hapur për zgjedhje të jashtëzakonshme në fillim të vitit 2021”.

-Nuk është problemi se cila qeveri po e udhëheq Kosovën, problemi kryesor është që të njëjtit persona janë vazhdimisht nëpër pozita të larta, qoftë pozitë apo opozitë, kur ndërrohet pushteti. Partitë politike shkojnë e vijnë, një parti shuhet dhe një tjetër hapet, por ajo se çka më së shumti po i habitë qytetarët është se nëpër këto parti politike po trafikohen, pra po qarkullojnë njerëzit e njëjtë, të cilët kanë aderuar nga ish-partitë e tyre, sa në këtë parti politike sa në atë tjetrën. E kur i njohim se cilët janë, atëherë nuk mbetet shumë hapësirë që të ankohemi, sepse ne si qytetar në zgjedhjet e 6 tetorit i kemi votuar këta që sot po na udhëheqin shtetin, prandaj edhe ne si qytetar duhet të jemi më aktiv, ti ndëshkojmë akoma më ashpër në zgjedhjet e ardhshme duke jua dhënë votën partive të tjera politike, një partie krejt tjetër. Premtimet që i ka bërë LDK-ja në fushatë elektorale në vitin 2019, para zgjedhjeve të 6 tetorit, thuajse as 5%-shi i atyre premtimeve nuk janë përmbushur. Qytetarët duhet të kthjellen, duhet ti hapin sytë dhe ta kuptojnë që duke i votuar njerëzit e njëjte, Kosova nuk do të arrij suksese, duhet ta kuptojnë qytetarët e Kosovës se vetëm me njerëzit e rinj dhe inkuadrimin e të rinjve në politikë, shteti i Kosovës do të vie në vete, përndryshe ky avaz i njëjtë i keqpërdorimeve të pozitave zyrtare dhe kontrabanda do të vazhdojnë”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".