Solidariteti i qarqeve korruptive po e rrezikon shembjen e Telekomit të Kosovës

Solidariteti i qarqeve korruptive po e rrezikon shembjen e Telekomit të Kosovës
Solidariteti i qarqeve korruptive po e rrezikon shembjen e Telekomit të Kosovës

Riza Smaka

  • 17 July 2020 - 16:02

Shkruan: Riza Smaka

“Tani më, kur Telekom-i është para bankrotimit , del lëmshi spekulimeve dhe malverzimeve të ndryshme të jo pak politikanëve epushtetarëve reciprokisht të ndërlidhur në baza solidare korruptive. Qeveria aktuale ,përderisa edhe në këto çështje të ndjeshme virtuelisht hesht, për aq solidarizohet me dukuritë negative e të dëmshme të tilla e të formave tjera”.

-Në vendin tonë, shkalla dhe format korruptive janë të shumta, të ndryshme dhe të rrënjosura në nivelet e larta politike e pushtatare. Qeveritë e deritashme duke e përfshirë Qeverinë aktuale, konvencionalisht,korrupsionin, në përgjithësi, jo qe e kanë luftuar, por, virtualisht, implicite madje herë herë edhe eksplicite, e kanë favorizuar dhe vijon të favorizohet! Jo pak funksionarë politikë e qeveritarë janë stër pasuruar, jo në saje të bizneseve të pastra e legale ,por ,kryesisht ,nga fondet për financimin e luftës çlirimtare ,privatizimet perversive, tenderimevejo rrallë herë të panevojshme, abuzimet e autorizimeve zyrtare, stër fryrjeve të administratës publike e në radhë të parë të ekzekutivëve sukcesivisht, emërimeve e punësimevenepotiste e familjare, uzurpimeve të pronave publike si dhe të pagesavenebuloze tepër të larta e të shumta tëlokaleve jo pak të tila të ndërtuara ilegalisht për vendosje të institucionevepublike të shumta e të ndryshme po ashtu inflative...Në kontekstin referuar Telekomit dhe transaksioneve si dhe aferave nebuloze të Z- Mobile ,kur isha deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovë -së në legjislaturën e tretë të Kuvendit, nder të tjera , pikërisht po këtë temë e kam pas aktualizuar pornuk kam pasë mbështetje ngapushtetarët e kohës për të vepruar kundër transaksioneve problematike. Për po këtë çështje edhe më aktivisht kanë qenë të angazhuar ish deputetët z. Driton Tali dhe z. Naim Rrustemi të cilët për kah profesionet ishin ca më të informuar. Po ashtu, angazhimet e dobishme të tyre nuk kanë pas hasë në mbështetje institucionale nga ekzekutivët në vijim as nga institucionet e judikaturës. Ndër të tjera , Qeveria aktuale e Republikës së Kosovës, sikundër të ishte e formuar sipas Ligjit për Qeverinë e jo sipas aktit nënligjor të pabazë ligjore, me kapacitete legjitime, e palënduar nga vota të pakta madje nga disa vota të kontestuara seriozisht, modeste realisht e jo nga numrienorm i ministrive disa sosh të panevojshme si dhe po të kishte vullnet politik ,do të mund të lëvizte përpara aktivitete antikorruptive edhe nëpërmjet përgatitjes dhe nga Kuvendi i RK-së, miratimit të Ligjit Anti-korrupsion, Ligjit për Vetting-un, Ligjit për Origjinën e Pasurisë, Ligjit për Përgjegjësinë Morale , Politike, Objektive e Juridike të Titullarëve të Autorizimeve Publike dhe të Politikanëve , të implementimit të përkushtuar të tyre dhe të akteve ligjore në fuqi!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".