Presidenti në aktakuzë para Gjykatës Speciale dhe dialogu me Serbinë e sfidojnë shtetësinë e Kosovës

Presidenti në aktakuzë para Gjykatës Speciale dhe dialogu me Serbinë e sfidojnë shtetësinë e Kosovës

Hajrullah Tërnava

  • 17 July 2020 - 19:13

Shkruan: Hajrullah Tërnava

“Burrat e fortë dhe të pastër gjithnjë i japin prioritet shtetit që e përfaqësojnë, sidomos në raste sikur ky i Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, që kurrsesi nuk është dashur të shkoj në Hage me postin që e posedon, sepse me këtë i sjell dëme të mëdha vendit tonë, edhe për historikun e ardhshëm të këtij vendi. Prandaj edhe nga ky këndvështrim mundë të konstatohet se çfarë janë në gjendje të mëdhenjtë e shtetit të bëjnë për karrige të veten”.

-Me vetë aktivitetet politike që po zhvillohen në regjion, e sidomos aktiviteteve të ndërkombëtarëve për ndërmjetësimin e bisedimeve mes Serbisë dhe Kosovës, Kosova është futur në fazën më të rëndë të zhvillimeve politike, institucionale por edhe të zbehjes së imazhit ndërkombëtar, duke i shtuar këtu edhe situatën e krijuar nga Gjykata Speciale dhe intervistimi katërditor i Presidentit Hashim Thaçi i dyshuar për krime të luftës. Prandaj Hashim Thaçi po e mban peng fatin e Kosovës, dhe të 2 milion qytetarëve duke shkuar në Hage si President shteti dhe duke mos e pasur guximin dhe kurajën për ta liruar këtë pozitë, e për tu përballur para drejtësisë si qytetar i barabartë i këtij shteti dhe si luftëtar i lirisë, në mbrojtje të luftës së drejtë që e ka zhvilluar populli i Kosovës.Kjo përvojë e këtij rasti na jep me nënkuptua se çfarë presidenti ka Kosova, prandaj marr në tërësi në situatën e ps luftës në të cilën e kanë sjellë udhëheqësit këtë shtet, tani nuk është çudi pse Kosova gjendet në këtë situatë të rëndë dhe me shumë mangësi, i i vetmi shtet në BE pa liberalizim të vizave”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".