Hashim Thaçi po pastrohet në Hagë, po hedh përgjegjësinë te ish komandantët, shokët e luftës

Hashim Thaçi po pastrohet në Hagë, po hedh përgjegjësinë te ish komandantët, shokët e luftës
Hashim Thaçi po pastrohet në Hagë, po hedh përgjegjësinë te ish komandantët, shokët e luftës

Naim Miftari

  • 18 July 2020 - 09:06

Shkruan: Naim Miftari

”Edhe pse është gjatë këtyre ditëve në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, ai ika ikur vazhdimisht përgjegjësisë së vet që e ka pasur gjatë luftës, duke tentuar që çdo krim të mundshëm të jua hedh të tjerëve, disa komandantëve në Drenicë,në Llap dhe Dukagjin sidomos duke tentuar të jua hedh shumë fajet dy zyrtarëve të LVV-s, sidomos njërit deputet”.

-Shkuarja paraqitja e Hashim Thaçit para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë si president i Kosovës për rresht 4 ditë, si dyshuar për krime të luftës kundër njerëzimit, është e pa pranueshme,por ky veprim është i pritshëm sa i përket mendimit tim, pasi po të kishte mundësi Hashim Thaçi edhe kur ti konfirmohet akuza, po ti lejohej, prapë nuk do të jepte dorëheqje, pasi ky njeri pushtetin e ka paravan për tu fshehur dhe për tu mbrojtur nga drejtësia. Kosova nga viti 1999 është peng, është shtet i ndrydhur dhe i pushtuar nga politikanët e korruptuar nga krimi i organizuar, prandaj Kosova nuk i ka punët mirë, llogaritet shtet banane, shtet i baronëve dhe shtet pa ligj, shtet jo i rastësishëm lodër, dhe të gjitha këto “suksese” të shtetit tonë plus varfërisë, izolimit shkatërrimit të ekonomisë, arsimit shëndetësisë e kanë vulën e Hashim Thaçit e të PDK-së dhe klaneve mafioze. Këtu bëjnë pjesë rrjetet e të gjitha para sistemeve politike që janë të instaluara edhe në politik, si në LDK e AAK,NISMA e AKR. Prandaj pa largimin nga pushteti, nga politika e bosëve të para sistemeve politike që janë të njëjtit bosë edhe të krimit te organizuar, Kosova nuk ka ardhmëri”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".