Qeveria Hoti e dështuar para pandemisë Covid-19, për inate politike po rrezikon shëndetin e popullit

Qeveria Hoti e dështuar para pandemisë Covid-19, për inate politike po rrezikon shëndetin e popullit
Qeveria Hoti e dështuar para pandemisë Covid-19, për inate politike po rrezikon shëndetin e popullit

Ragip Guraziu

  • 18 July 2020 - 09:11

Shkruan: Ragip Guraziu

”Kjo Qeveri po e humbë betejën me pandeminë e koronavirusit pikërisht për shkak të injorimit të vazhdueshëm seriozitetit të situatës, dhe refuzimit të aprovimit të Ligjit anti Covid të cilin e kanë propozuar grupi i deputetëve me mbështetje të kryetares se Kuvendit Vjosa Osmani, nismë kjo legjislative e cila priti plot dy muaj në zyrat e kryeministrisë dhe u refuzua në fund vetëm për inate politike. Është paralajmërimi i Kryeministrit Hoti për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme vetëm një tentativë për mbulimin e dështimit në ndërmarrjen e masave operacionale dhe atyre ligjore për ballafaqim me këtë situatë që po shkon duke u thelluar nga dita në ditë për shkak të sjelljes dhe menaxhimit të pa përgjegjshëm. Deri sa e kemi këtë shifër-bilanci i pacientëve me COVID tregon dita ditës për gjendje të rëndë”.

-Sjelljet e menaxhimit të pa përgjegjshëm të Kryeministrit Avdullah Hotit, sa i përket betejës me pandeminë, është diçka që po na shqetëson dhe na bënë të shtrojmë shumë dilema e shumë pyetje. Mos vallë kjo sjellje e menaxhimit të pa përgjegjshëm është paralajmërimi i Kryeministrit Hoti për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme vetëm një tentativë për mbulimin e dështimit në ndërmarrjen e masave operacionale dhe atyre ligjore për ballafaqim me këtë situatë që po shkon duke u thelluar nga dita në ditë për shkak të sjelljes dhe menaxhimit të pa përgjegjshëm?!

Së paku deri tani, për momentin e shifrave të të infektuarit dhe të vdekurve, nga kjo pandemi na lë të kuptojmë se kështu me një mendjemadhësi veprimi dhe për inate politike, e për ego personale nuk mundë të luftohet as të parandalohet. Shifrat flasin për 301 të shtrirë nëpër spitale, prandaj nuk mundemi të rrimë me duar kryq, apo me parashikime marramendëse sa i përket COVID-19. Bilanci i pacientëve me COVID-19: 29 në gjendje të rëndë, 301 të shtrirë nëpër spitale Aktualisht në Kosovë 29 pacientë janë në gjendje të rëndë, 123 po marrin oksigjeno terapi, shifra këto që po ndryshojnë secilën ditë janë për shqetësim serioz. Derisa, kjo është bërë e ditur nga një njoftim i Shërbimit Klinik Spitalor të Kosovës se 301 pacientë me Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme e301 pacientë të konfirmuar me Covid-19, po vazhdojnë të marrin tretman shëndetësor në klinikat e QKUK-së dhe Spitalet e Përgjithshme të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës rreziku vjen e bëhet akoma më alarmant. Kjo qeveri që u ndërtua me bazë të dyshimtë ligjore kushtetuese po tregohet shumë pasive në angazhimin e saj për tu ballafaquar me pandeminë e rrezikshme, e cila në këtë valë të dytë është bërë akoma më e rrezikshme se që ishte ne fillim të paraqitjes me rastet e para në muajt mars dhe prill. Për ta tejkaluar këtë situatë, Qeveria duhet të nxjerr ligj të përkohshëm për ani-Covid dhe strategji afatgjatë veprimi, ose duhet të jep dorëheqje dhe të tregon para popullit se nuk ka zotësi, por duhet të shkon në shtëpi dhe të liron rrugë për ata që dinë dhe duan të punojnë për qytetarin dhe për shtetin, që nuk kanë inate personale e politike me të cilat bllokojnë punën e institucioneve dhe rrezikojnë jetën e qytetarit”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".