E turpshme që Hashim Thaçi e morri me vete fotelen e Presidentit për ti dhënë fund në Hagë, por Kosova shpëton nga copëtimi

E turpshme që Hashim Thaçi e morri me vete fotelen e Presidentit për ti dhënë fund në Hagë, por Kosova shpëton nga copëtimi
E turpshme që Hashim Thaçi e morri me vete fotelen e Presidentit për ti dhënë fund në Hagë, por Kosova shpëton nga copëtimi

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 18 July 2020 - 09:17

Shkruan: Reshat Badallaj-Zhuriani

“Kosova patjetër do të goditet rëndë sepse deshëm apo s´deshëm edhe pse i dinë miqtë ndërkombëtare se kupola e krimit e korrupsionit janë pikërisht këta kryebanditët e majave të shtetit dhe bandave politike, bile i dinë fije për pe. Ata do të marrin zyrtarisht se kanë të bëjnë me një kryetar shteti ndonëse nuk është zgjedhur nga populli,por nga pazaret e pufave me atë derrin plak dhe kopilin e Titos, Isa Mustafën. Një e mirë është për Kosovën sepse nuk do te ketë më këtë pazarexhi për t´i ra sakicë e hanxhar Kosovës për ta copëtuar si ajo që i dhanë 8000 mijë e ca hektarë tokë pushtuesve. Kam shkruar disa herë se banda e Hashimit Dacicit, Aleksandrit, e pjellës së Kristaqit dhe langoit të Jovica Stanishiqit dhe këlyshit të UDB-së, Baton Haxhiut, që në serbi njihet si Bato Haxhiq, do të vdes përgjithmonë dhe këta do të vdesin bashkërisht me ta. Nuk do të ketë më dorë që të nënshkruan për t´i dhënë "Trepçën",Ujmanin”.

-Mjerisht imazhi i Kosovës në arenën ndërkombëtare, deshëm apo s´deshëm, do të bie në fund të pusit për një person dallaverxhi dhe pa moral fare. Sepse do të trazohet bota dhe do të thonë se çfarë njerëzish e kanë udhëhequr shtetin që nga paslufta dhe kjo është arsyeja se përse jemi këtu. Bota nuk do të ketë mundësi që të njollos UÇK-në edhe po deshën sepse UCK-ja ka luftuar në trojet e veta stërgjyshore dhe se ka luftuar kundër një ushtrie barbare,kundër një ushtrie më kriminale në tërë botën sepse kjo ushtri ka bërë gjenocid në tërë hapësirën e ish Jugosllavisë, prandaj askush të mos frikësohet ose të merr për arsyetim se do të njolloset UÇK-ja. Hashimi i Haxhi Brojës, do të ishte mirë për interesin e Kosovës që të tregohet burrë dhe të dorëhiqet , të paktën deri të konfirmohet aktakuza, në fakt këto janë lojëra të pista dhe i dhimbset fotelja, se nuk e besoj se kaq ulët do binin prokurorët amerikan që kanë zë dhe nam të fuqishëm në botë për aftësitë e tyre.

Qofsha i gabuar por nganjëherë më shkon mendja prapë se a thua edhe kjo ndoshta është lojë dallaveresh t´ia marrin Hashimit ja 10-20 milion amerikanët dhe ta shpallin triumfues. Çka s´mundet të ndodhë në këtë botë kopilhane!?Mirëpo, sido që të jetë, Hashimi i Brojes, u tregua tepër burrë i lig dhe lakmitar sepse kur i prenë rrugën për Amerikë dhe i thanë ktheu nga ke ardhur , të nesërmen do të duhej drejtuar popullit të jap dorëheqjen dhe bile t´i kërkonte falje. Nuk e bëri se i dhimbset fotelja, ndërkaq, ju kujtohet kur e zdrypën Albinin se si doli rrugës me fedellek taman si ai bibani dhe kishte një gëzim foshnjarak. Hashim, bota nuk sillet vetëm rreth teje, të gjitha të zezat njeriu ka mi la në këtë dynja, thuhet andej nga viset e mia. Përpos botës së qytetëruar që nuk po bëjnë hesap më, edhe diaspora është ngopur me dallaveret dhe mashtrimet e këtyre kapadaive dhe ja kthyen shpinën. Çka do të ndodhte më herët të kishte bërë kjo vaki, do të ngrihej i madh i vogël në çdo cep të Kosovës, mirëpo, u pa se të gjithë kryebanditët e bandave politike e kishin vetëm për interesa të tyre personale dhe si të bëhen super milionerë me hajni duke vjedhur djersen dhe gjakun e taksapaguesve dhe atyre që punojnë në digastere ndërtimi, për 150-200 euro në muaj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".