Gënjeshtrat e Hashim Thaçit dolën në shesh, i zbulon amerikani John Bollton

Gënjeshtrat e Hashim Thaçit dolën në shesh, i zbulon amerikani John Bollton
Gënjeshtrat e Hashim Thaçit dolën në shesh, i zbulon amerikani John Bollton

Dardan Grapci

  • 18 July 2020 - 16:22

Shkruan: Dardan Grapci

“Ish Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë John Bolton ka bërë mirë që ka reaguar në kohën e duhur, sepse si nga pala Kosovare po ashtu edhe nga pala Serbe e akuzonin z. Grenell se kinse ai është personi i cili e ka dhënë idenë për shkëmbimin e territoreve. Një fjalë e urtë popullore thotë - gënjeshtra një ditë do të del në dritë, në momentin kur nuk e pret. Dhe ky reagim i John Bolton po e vërteton se gënjeshtrat e Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit kanë dalë në dritë”.

-Kur ka filluar dialogu me Serbinë nga ana e deputeteve te Kosovës, ku në atë kohë Hashim Thaçi ka qene Kryeministër i Kosovës, është ditur që në fillim që diçka në mes të Hashim Thaçit dhe palës Serbe është duke u kurdisur, është duke u planifikuar një kurth për Kosovën.

Prandaj çka do që do të ndodhë në Gjykatën Speciale të Kosovës me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, duhet të riaktivizohet edhe Gjykata Themelore e Kosovës në Prishtinë, dhe duhet të japë urdhër të prerë që Hashim Thaçi të japë dorëheqje nga posti i Presidentit, dhe vitin e ardhshëm të shkojmë në zgjedhje të rregullta qendrore, presidenciale dhe lokale”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".