Kosova po vuan nga ish-bashkëpunëtorët e regjimit serbomadh

Kosova po vuan nga ish-bashkëpunëtorët e regjimit serbomadh
Kosova po vuan nga ish-bashkëpunëtorët e regjimit serbomadh

Muhamet Kelmendi

  • 21 July 2020 - 11:30

-Baza ekonomike e përcakton superstrukturën shoqërore. Thënë e qarte: Një vend frymon i lirë, vetëm nëse ekonomia e atij vendi, gjendet në duar të shëndosha dhe që garanton barazinë ekonomike dhe sociale. Mbi këtë bazë ekonomike ndërtohet një superstrukturë që e garanton një shtet ligjor. Mbështetur në këtë nuk mund të ketë Kosova një superstrukturë, pushtet shtetëror të kualifikuar, arsim, shëndetësi dhe gjyqësor të lirë; një prokurori dhe polici të varur nga ligji dhe moralisht të liruar nga ndikimet e politikës etj.

Kur ekonomia e vendit kapet nga kriminelët dhe nga ish-bashkëpunëtorët e serbomëdhenjve, kuptohet se edhe superstruktura shoqërore (shteti) dështon në ndërtimin e vetë. Në revistën "Ilyria" jepet një e dhënë tepër e dëmshme për shqiptarët. "Shqiptarët ishin spiunët e tretë të shtetit serbo-jugosllav pas serbëve dhe kroatëve". Ndoshta kjo shifër është e fryrë!  Po spiun dhe bashkëpunëtor të Beogradit ka pasur.

Po ku kanë mbetur këta spiun? Sa prej tyre u kapen dhe u dënuan nga pushteti aktual! Asnjë. Pse? Sepse tash bazën ekonomike e kanë ish spiunët dhe bashkëpunëtorët e armikut, si ish-titistët, UDBA-shët dhe veglat spiune të Beogradit. Ata e rrëmbyen ekonominë e Kosovës pas lufte dhe me  ndihmën UNMIK, UE, si dhe forcave të tjera, qoftë të huaja, qoftë të vendit, kuptohet nëpërmjet partive politike, e kapen edhe shtetin. Këta i futën njerëzit e vetë në shtet dhe tash po lulëzon krimi dhe korrupsioni, veprimtaria antishtetërore në të gjitha poret e jetës politike, ekonomike, shoqërore, juridike, sociale etj.

Nuk ka kush të luftoj korrupsionin, sepse gjykatat e prokuroritë janë të korruptuara. Nuk ka kush të kujdeset për rend dhe siguri, për integritet territorial dhe për sovranitet, sepse nuk kemi ushtri dhe një polici të aftë dhe të liruar nga elementet e dyshimtë. Nuk kemi administratë funksionale, sepse janë punësuar njerëzit jo mbi kriteret profesionale, po nga partitë politike, kryesisht të pozitës.

Nuk kemi arsim kualitativ se kështu donë politika. Vjedhjet buxheti i shtetit në tëra anët dhe askush nuk përgjigjet. Nuk kemi sigurim shëndetësor dhe pensional se kriminelët e kanë superstrukturën (shtetin) dhe ekonominë. Punëtorët paguhen dobët e më dobët, aq sa ndoshta, iu del për bukë. Mbi 40% të popullsisë së aftë për punë në Kosovë janë pa punë. Mbushet tregu me prodhime serbo-Maqedoni pa asnjë kriter. Mbushen dyqanet me mallra të skaduar dhe pa asnjë kualitet, kuptohet askush nuk përgjigjet. Shitet territori i Kosovës dhe shteti nuk i kap dhe nuk i dënon kriminelët.

Nënshkruhet marrëveshja për Asociacionin serb dhe askush nuk përgjigjet. Jepet mbi 5 mijë hektar  toke Maqedonisë dhe mbi 8 mijë hektar  toke Malit të Zi dhe autorët nuk dënohen. Bëhen njerëzit milionerë brenda natës dhe kush nuk kapet dhe dënohet. Tërë opinioni informohet për krime te gjëra nga pozitat shtetërore dhe ata sikurse mos të ketë ndodhur asgjë qëndrojnë në ballë të shtetit, duke vjedhur edhe më shumë.

Pra, kemi një superstrukturë tejet armiqësore, e cila kryesisht është ndërtuar nga armiqtë dhe tradhtarët. Kuptohet se këta ishin shërbëtor të mirë të Serbo-Jugosllavisë dhe pas luftës u futën në shërbim të klikave të ndryshme, duke e kapur shtetin në të gjitha poret e veta. Ku ka ngjarje më të rëndë se sa kur bashkëpunëtorët klikës serbomadhe bëhen kryeministra, ministra e këshilltar; si dhe anëtar të bordeve. Ish gjyqtarët e regjimit serb bëhen gjyqtar në shtetin tonë dhe ish- prokurorët e ish-regjimit serb tash janë prokuror në Kosovë.

 Si veprojnë këta? Po ku ka më rëndë se sa kur nga ish policët e regjimit të Beogradit udhëhiqet policia e shtetit tonë sot në Kosovë. A ka fakte më të qarta! Ç’fare shteti kemi! Nuk ka më rëndë. Dhe kjo e sqaron gjendjen. Tash kemi president që jepe territore të Kosovës dhe që shkelë integritetin dhe sovranitetin territorial të shtetit të Kosovës, po nuk përgjigjet, tamam sillet si sulltan në shtet.

Kemi kryeministër pa dijeni dhe në politikë analfabet dhe që dëmton rëndë vendin, duke shkelur interesin kombëtar, sikundër veproi në Bruxel, si dhe nuk përgjigjet. Kemi dhe kemi, por nuk kemi në pushtet njerëz të ndershëm, sepse kemi kryesisht ekonomi të sëmurë dhe në duar të kriminelëve.

Shih për këtë Al-Petrollin, Albimall, Lesna, Devolli, ETC, Dukagjini, Bauhaus etj. Këndej nuk shërohet as superstruktura, përkatësisht shteti. Krimi ekonomik shkon se bashku me krimin politike. Pa e ndalur krimin ekonomik nuk ndalet krimi politik. Për atë kërkohet të bëhen spastrime të mëdha në bazë ekonomike dhe në superstrukturën e shoqërisë sonë. Duke bërë spastrim mbi bazën e ligjit, fillohet të ndërtohet një ekonomi e shëndosh dhe një shtet juridik në vend. Dhe ky spastrim duhet filluar nga presidenti i vendit, si dhe duhet kaluar në qeveri, në administratë, në gjyqësor, në prokurori e në polici, deri te firmat tregtare, që thjeshtë janë në shërbim të klikës serbomadhe, pasi që vetëm mallrat e tyre i kanë në tregun e Kosovës. Shih për këtë bashkëpunimin e tyre me përqindje me firmat dhe klikën e Beogradit. Me përqindje punojnë: ETC, LESNA, HIB, ALBIMALL, Devolli, Al-Petrol etj. Në këtë veprimtari kriminale nuk ka konflikte mbi baza nacionale.  Krimi i lidhë kriminelët. Përfitimi ekonomik është çdo gjë. Pa këtë veprimtari të gjërë, shteti ligjor dështon, sikundër që ka dështuar, në ndërtimin e vetë kushtetutës në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".