Mos e lëshoni Shpend Jahtin ta përfundon mandatin pa e ndëshkuar për krimin me ndërtim në Prishtinën e degraduar

Mos e lëshoni Shpend Jahtin ta përfundon mandatin pa e ndëshkuar për krimin me ndërtim në Prishtinën e degraduar
Mos e lëshoni Shpend Jahtin ta përfundon mandatin pa e ndëshkuar për krimin me ndërtim në Prishtinën e degraduar

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 22 July 2020 - 07:04

Shkruan:Reshat Badallaj-Zhuriani

”Publikisht dihen se cilat janë keqpërdorimet dhe aktet mafioze që nga lejet e ndërtimeve, tokat e e falura në zemër të Prishtinës bandës famëkeqe Serbinë që quhet DEVOLLI, që janë të lidhur me kanalet e nëntokës kriminale, dhe ky dhe të gjithë ata këlyshët që i ka rrotull të dalin të pa lagur kjo prapë nuk ka se si mund të kuptohet ndryshe pos drejtësi e kapur. Nga shumë denoncime që janë në shpinën e tij dhe të bandës në përgjithësi nuk mundë të kuptohet se si i ka mbuluar pluhuri në sirtar dhe nuk zbardhen të gjitha një nga një, duke mos i përmendur të gjitha kur dihen lidhjet me bandën gjakzinj Devolli dhe pastaj puna e qumështit për fëmijët dhe të mos flasim për ato ndërtime dhe kush i morri lejet dhe përse nuk morën leje ata të cilët nuk jepnin para ryshfet,por ata kryebanditët që i mbushnin thasët me para. Pra, si mund të shqiptohet fjala ligj e Kushtetutë, ose edhe më keq që të mendon dikush se në Kosovë ka sistem të mirëfilltë gjyqësor ose prokurori nëse nuk merret askush me këto raste”.

Në qoftë se, ndodhë që klani i Shpend Ahmetit ose që në gjysmë të mandatit të tij e morri nofkën nga populli, Shpend Hajni dhe Shpend jahti, kalon pa u ndëshkuar për një bjeshkë keqpërdorimesh, nuk mundë te mendohet ndryshe pos se sistemi i kalbur gjyqësor dhe banda e Shpend Ahmetit janë në të njëjtën valle, se ndryshe nuk ka mundësi të arsyetohet.

Më ka ndodhur të lexoj dhe të dëgjoj nga idiotët kur thonë se ligji është i barabartë për të gjithë qytetarët, atëherë kush mundë të shpjegojë këtë në mënyrë faktike se sa bandat kriminale dhe nëntokës, fjalën e kam gjithmonë për ata kryebanditët e bandave politike, të majave të shtetit, të atyre që janë në bazë ose në lokalitete dhe është ndëshkuar, kurse shkojnë e dënojnë një fëmijë që ka vjedhur pesë euro nga xhepi,ose ka vjedhur një gomar dru në mal.

Sido që të jetë, kam shpresë dhe e them me bindje se do të vjen dita që ky Shpend hajni me tërë bandën e tij mafioze do të dalin para drejtësisë dhe do marrin dënimin e merituar. Shpend zeza duhet të mos fle rehat se i din populli të zezat e tij që i ka bërë Prishtinës dhe përreth, se bota nuk sillet vetëm për të. Historia tregon se shumë sosh kësi banda edhe pse i i kanë ikur ligjit një ditë, në fund ka ardhur dita që janë ulur në bankën e zezë që pos dënimit kanë përfunduar edhe me damkën e zezë të hajnisë e tradhtisë. Kjo i ka gjetur sot, nesër por një ditë po, sepse jo rastësisht ka ardhur deri në këto dy mandate në saje të subjektit tjetër, mashtrimeve dhe premtimeve boshe dhe pastaj u lidhë me mafio-oligarkët dhe i ra thikë pas shpine elektoratit që i besuan por e kuptuan se u tradhtuan dhe e panë se e kishte për interesa të ngushta personale”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".