Kosova nuk duhet të dialogon pa SHBA-të

Kosova nuk duhet të dialogon pa SHBA-të
Kosova nuk duhet të dialogon pa SHBA-të

Muhamet Kelmendi

  • 22 July 2020 - 15:29

Është koha kur në këtë anë duhet të veprohet. Populli thotë: "Nëse shkohet në Dialog për të mos njohur shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës, por në ndarje, është shumë më mirë fare të mos dialogohet". Në fund të fundit Kosova është në Evropë, por Evropa nuk ka kontribuar kryesisht në çlirimin e saj.

Pa SHBA-në nuk do të kishim intervenim të NATOS. Natyrisht se është Evropa që e ka ndarë kombin shqiptar dhe që këto pjesë ia ka aneksuar shteteve sllave të Ballkanit. Janë dy takime të Evropës ku është copëtuar kombi. Atje u vendos ndarja. Prandaj pa SHBA-të nuk duhet fare të dialogohet me shtetin kriminal serb”.

 -Dialogu me shtetin kriminal serb nen udhëheqjen dy përfaqësueseve të UE, që shtetet nga vijnë ata (shih: Borel dhe Laicek) nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, nuk duhet kurrë te pranohet nga ana e Kosovës. UE po vepron ne interes te shtetit shume anti shtetëror te Kosovës. Vete fakti se nga UE janë emëruar dy veta qe nuk e njohin Kosovën shtet, ndërsa Serbinë po, tregon se UE nuk po e konsideron Kosovën ne shtet sovran ne raportet me Serbinë. Përndryshe është tejet jo normale vete emërtimi i z.Borelnga Spanja dhe pastaj edhe me e rende, emërimi z. Laicak nga Sllovakia, si negociator ne dialogun Kosove - Serbi.

Është koha kur në këtë anë duhet të veprohet. Populli thotë: "Nëse shkohet në Dialog për të mos njohur shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës, por në ndarje, është shumë më mirë fare të mos dialogohet". Në fund të fundit Kosova është në Evropë, por Evropa nuk ka kontribuar kryesisht në çlirimin e saj. Pa SHBA-në nuk do të kishim intervenim të NATOS. Natyrisht se është Evropa që e ka ndarë kombin shqiptar dhe që këto pjesë ia ka aneksuar shteteve sllave të Ballkanit. Janë dy takime të Evropës ku është copëtuar kombi. Atje u vendos ndarja.

Prandaj pa SHBA-të nuk duhet fare të dialogohet me shtetin kriminal serb. UE nuk ka interes ndaj Kosovës sa ka frike nga shteti kriminal serb ne raport me Rusinë. Dhe ne fakt UE e dine se Serbia është kriminale po e përkrahë. E ka përkrahur gjate historisë dhe është duke e përkrahur edhe aktualisht. Krejt kjo për shkak te frikës nga Rusia. Është Rusia qe po e armatose dhe mu për ketë kurrë Serbia nuk paraqiti kërkesë për anëtarësim ne NATO. Ndërsa, ne UE ia done interesi, interesi financiar dhe tregu. Për dhunën serbomadhe flasin shume fakte. Mbi populli shqiptar është bere shume dhune dhe terror dhe nuk kemi gjykate te veçant si ndaj Kosovës.

Caktohen negociatoret nga vendet qe nuk e njohin Kosovën. Madje, shteti kriminal serb përcakton edhe dialogun dhe pajtohet UE. Caktohen edhe kushtet nga Serbia dhe UE i pranon tërësisht. Ndërsa, asnjë kushte te Kosovës, ndonëse zyrtarisht nuk është paraqitur, nuk është futur nga UE ndaj Beogradit. Për çdo dite propagandohet anti shtetësia ndaj Kosovës dhe UE heshte.

Shpërndahen libra nga krimineli Vucic për Kosovën gjoja serbe mu ne dialog dhe nuk kërkohen masa. Nga Beogradi po veprohet me provokime te mëdha te rendite dhe te sigurisë ne Kosove dhe nuk kërkohet nga UE ndalimi i tyre dhe kurrë as edhe ndëshkimi. Kemi kështu shume ane, masa dhe veprime skandaloze te UE. Po Kosova dhe populli shqiptar nuk mundet për te i ndaluar. Jemi te vegjël.

Mirëpo, mund te ndalim veten. Kot shkojnë ne dialogim me këtë shtet kriminal ne këto kushte dhe nen drejtimin e tandemit Borel-Lajcak. Me shtetin kriminal serb kurrë me ketë politik te UE nuk behet marrëveshje. Pa SHBA-te nuk duhet fare te merr pjesë Kosova në Bruksel. Këtë mund ta bëjë.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".