Si duhet dialoguar me shtetin serb?

Si duhet dialoguar me shtetin serb?
Si duhet dialoguar me shtetin serb?

Muhamet Kelmendi

  • 22 July 2020 - 19:40

Shkruan: Muhamet Kelmendi

” Shteti serb nuk e njeh Kosovën dhe nuk pranon asnjë veprim në emër të shtetit. Krimineli Vucic shkoi në Bruksel me një broshurë të botuar në Serbi që bënë fjalë për Kosovën si Kosova dhe Metohija. Veç kësaj, shteti serb ka vrarë e dhunuar, ka përdhunuar e bërë dëme të mëdha. Mbi një milionë i ka dëbuar me dhunë. Qe një shekull e përdhunon dhe e dhunon këtë pjesë të kombit shqiptar. Këto tregojnë se raportet me shtetin serb janë të një rëndësie të madhe dhe jo lehtë mundë të kalohen dhe të ndërtohen raporte të drejta. Serbia ka përgjegjësi. E këtu nuk ka pozitë se jam Kryeministër dhe bisedoi apo President dhe veproi si të dua. Këto dy mendime janë tepër jo të drejta dhe tipike anti interesave të shtetit tonë. Me Serbinë punohet vetëm mbi bazën e unitetit kombëtar dhe politik të kombit shqiptar”.

-Nuk është çështje këtu për a kundër Hotit si Kryeministër në Kosovë. Për më tepër, këtu bëhet fjalë për një dialog ku nuk ka vlerë as një pozitë dhe as një ligj. Nuk ka fare rëndësi pozita a ligji kundruall çështjes historike që ka Kosova me okupatorin shekullor serb. Çështja është dhe duhet shikuar në dy drejtime: 1. Nuk ka dhe nuk duhet kurrë që të bisedohet me shtetin serb pa një delegacion të përbërë nga jo vetëm udhëheqësit e shtetit por edhe nga ekspertët e çështjes së raporteve me shtetin kriminal serb. 2. Në çfarëdo dialogu me shtetin serb nuk duhet vepruar siç vepronte Thaçi kokë në vete apo Mustafa duke nënshkruar Asociacionin. Përkundrazi! Kërkohet një unitet dhe një platformë e qartë politike e juridike në cilat do fusha të diskutohet. Mbështetur në këtë është anomali dhe papërgjegjësi e Hotit shkuarja në Bruksel dhe takimi atje me kriminelin Vuçiq pa një delegacion unifikues dhe pa një platformë politike. Deklarata se e kam Kushtetutën dhe mbi të dialogoi tregon totalisht se është një subjekt i papjekur politikisht dhe i paditur shkencëtarisht, pa bërë fjalë në fushën diplomatike. Edhe më dëmshëm, Hoti nga takimi i tillë, nuk e njehe fare gjuhën diplomatike, lëvizjet nënshtruese dhe mbizotëruese si dhe gjuhën e dialogimit. Faktet tregojnë se Kuvendi i Kosovës kërkohet ta fton Hotin në seancë dhe të ja ndalon dialogimin me shtetin serb pa grup të unitetit dhe pa platformë. Me shtetin serb nuk dialogohet sikurse me çdo shtet që ka parime dhe që e respekton reciprocitetin. Tërë popullit i intereson çështja me shtetin serb. Nuk ka familje që nuk ka vuajtur nga shteti serb e kjo tregon se as Thaçi dhe as Hoti vetëm për vetëm kurrë nuk duhet dialoguar. Duhet të përfundoj kryeneçësia e politikanëve të tillë. Në të kundërtën, tregohet se janë të pa pjekur, politikisht dhe kombëtarisht në nivel shumë të ultë. Me shtetin serb fitohet vetëm me unitet politik, juridik dhe shoqëror të kombit shqiptar. Uniteti i tillë është bazë e dialogimit me kriminelët e Beogradit. Pa këtë nuk duhet të dialogohet kurrë me Serbinë”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".