Hashim Thaçi të mos vonohet me dorëheqjen, po bëhet i pa dëshirueshëm e besim të humbur të qytetarët

Hashim Thaçi të mos vonohet me dorëheqjen, po bëhet i pa dëshirueshëm e besim të humbur të qytetarët
Hashim Thaçi të mos vonohet me dorëheqjen, po bëhet i pa dëshirueshëm e besim të humbur të qytetarët

Dardan Grapci

  • 23 July 2020 - 07:21

Shkruan: Dardan Grapci

“Me mos dhënien e dorëheqjes nga detyra, Hashim Thaçi rrezikon që në të ardhmen ta humb akoma më shumë besimin në opinionin publik, edhe nëse shpallet i pa fajshëm, dhe kështu do ta humbas një shans shumë serioze që të fiton mbështetje politike e qytetare, dhe të zgjidhet përsëri President i vendit, për shkak se qytetarët e Kosovës, e kanë kuptuar tani që një President nuk duhet të merret në pyetje nga Gjykata Speciale si i pari i vendi, por si qytetar, prandaj Hashim Thaçi e ka humbur edhe respektin më të vogël edhe nga vet anëtarët e PDK-s si dhe të qytetarëve të Kosovës”.

-Sipas rregullave morale, Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, duke ia filluar nga Presidenti e deri tek deputetet në Kuvend, të gjithë duhet të japin dorëheqje nga pozitat që i mbajnë si përfaqësues politik apo të zgjedhur, nëse akuzohen për ndonjë vepër penale.



Në këtë rast sipas Kushtetutës, Hashim Thaçi është dashur që të jep dorëheqje nga posti i Presidentit para se të udhëtoj në Hagë për tu intervistuar nga prokurorët e Gjykatës Speciale.

Unë mendoj që Hashim Thaçi është dashur ta ndjek shembullin e ish-Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ku jo njëherë, por dy herë ka dhënë vetë dorëheqje nga posti i Kryeministrit. Prandaj për Hashim Thaçin nuk është vonë që të dorëhiqet, sepse ende nuk ka përfunduar zyrtarisht çështja e tij nga Gjykata Speciale në Hagë, prandaj nëse ndodhë që Presidenti të akuzohet, atëherë i bie që Kosova të jetë një ndër shtetet më të njollosura dhe izoluara në botë ku për President e kanë një person i cili është akuzuar se ka bërë krime dhe nuk është dorëhequr nga pozita. Ose nëse ndodhë varianti tjetër që të shpallet i pafajshëm, atëherë Hashim Thaçi mundet përsëri të ri-kandidoj për President të Kosovës vitin e ardhshëm. Dorëheqja e tanishme nga pozita e të parit të shtetit vetëm sa do ta forconte pozitën e tij politike për të kandiduar i rizgjedhur në një mandatë të dytë presidencial, si i pa fajshëm nga Gjykata Speciale, nëse do ta bënte këtë tani, sikur pati vepruar edhe Ramush Haradinaj”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".