Kjo puna e virusit pandemik te ne, më duket pak si perceptim kërcënues

Kjo puna e virusit pandemik te ne, më duket pak si perceptim kërcënues
Kjo puna e virusit pandemik te ne, më duket pak si perceptim kërcënues

Shefik Shkodra

  • 23 July 2020 - 10:27

“Është shumë e qartë se, virusi ekziston (a është laboratorik a është nga kushte natyrale - çështje që duhet të diskutohet në instanca të KB dhe organizata tjera botërore), por ne kemi dertin tonë. Edhe personeli mjekësor është në çdo hap i ekspozuar përballë kësaj të keqeje ngase edhe ata janë njerëz.

Dhe këtë e kanë të qartë të gjithë qytetarët. Duhet vetë kujdes i secilit qytetar për vete. Por pa kurrfarë garancioni prej askujt edhe për ata që bëjnë kujdes e mbahen si të tillë. Nuk është mjaft e qartë një punë, a po duhet që të kemi shifra më shumë me këtë virus, apo lodhja, mos aftësia dhe padija, mënyra më efikase, se si do të ishte më mirë për mbrojtje, nuk është në nivelin e duhur.

Duket pak si e turbullt edhe te reklamimi, përkatësisht informimi në opinionin publik. Një pjesë e qytetarëve veç sa nuk e "kanë marrë malin" nga frika”.

 -Kërcënimet shihen në diferencime moshe, duke shtuar edhe një sëmundje psikike në masë të gjerë te qytetarët, si alibi e pamundësisë për të dalë nga kthetrat e kësaj "murtaje", që po korrë njerëzimin herë më shumë e herë më ngadalë. Sikur të ishte hedhje fare në arë.

Dhe kjo, besoj, nuk është veç te ne. Por tash ka marrë përmasa më të mëdha në mese tona, në vend të uljes së potencialit të këtij virusi. Pra, është shumë e qartë se, kjo qeveri e cila ishte me turr e vrap, "për ta rrëmbyr flamurin" dhunshëm, ka ngelur me dy këmbët edhe sa i përket çështjes së Pandemisë së Virusit Corona. lntensiteti i tij veç sa po rritet.

E di se personeli mjekësor i spitaleve, ai Klinikave, e IKSHPK, në Prishtinë, por edhe ata regjionalë, kanë mjaft probleme. E para, vështirësi sepse ky personel duhet të gjindet gjithnjë në lëvizje. Ndoshta, dikush me shumë pak pushim për ripërtëritje të energjisë së mjaftueshme.

Vazhdimisht me të njëjtin tempo dhe me të njëjtat mjete. E mërzitshme kjo punë, sado humane dhe e dobishme për shoqërinë. Me këtë rast u shprehi shumë mirënjohje të gjithëve! Është shumë e qartë se, virusi ekziston (a është laboratorik a është nga kushte natyrale - çështje që duhet të diskutohet në instanca të KB dhe organizata tjera botërore), por ne kemi dertin tonë.

Edhe personeli mjekësor është në çdo hap i ekspozuar përballë kësaj të keqeje ngase edhe ata janë njerëz. Dhe këtë e kanë të qartë të gjithë qytetarët. Duhet vetë kujdes i secilit qytetar për vete. Por pa kurrfarë garancioni prej askujt edhe për ata që bëjnë kujdes e mbahen si të tillë. 

Nuk është mjaft e qartë një punë, a po duhet që të kemi shifra më shumë me këtë virus, apo lodhja, mos aftësia dhe padija, mënyra më efikase, se si do të ishte më mirë për mbrojtje, nuk është në nivelin e duhur. Duket pak si e turbullt edhe te reklamimi, përkatësisht informimi në opinionin publik. Një pjesë e qytetarëve veç sa nuk e "kanë marrë malin" nga frika. Sidomos ata pak më në moshë, mendohet se, "sahati nuk po i zë", përkundër atyre që nuk e besojnë virusin dhe nuk frikësohen prej tij.

Na u duk pak si me humor ajo thënia e atij kryetarit Lladrovci, si parafrazim po e vendos për këtë shkrim: "sa nuk pat teste të mjaftueshëm, më pak pat viktima, kur janë shtuar testimet, tash, po ka  më shumë viktima!" Është pak humoristike kjo thënie, po realisht ngjet ashtu të jetë. Faktikisht na vetëm po identifikojmë, numrin po e rrisim të pacientëve, shumë pak po mund të ndikojmë në shërimin e tyre. S'është e drejtë humanitare përjashtimi i një kategorie sociale në mbrojtje shëndetësore. Informimi më duket pak dogmatik.  

Ky është imitim, sado që mund të jetë nga vendet tjera si klishe, për shkak të  gjendjes së tillë në gjithë botën, megjithatë, lejohet të gjendemi pak më mirë. Askush nuk  mund ta  mohojë moshën. Askush nuk mbetet pa ndonjë sëmundje, dikush edhe me dy-tri të  tjera. Edhe pa këtë virus vdesin njerëzit. Edhe nga një grip sezonal. Po nuk mund të nxirremi nga gjendja, duke ia njëjësuar pacientit këto për fund të jetës së tij. Thuhet: - Vdiç filani nga Virusi Korona, por kishte edhe disa sëmundje, me disa sëmundje përcjellëse...!

- Vdiç një shtatëdhjetëvjeçar, kishte qenë i sëmurë edhe prej kësaj e asaj sëmundje. Ose, pas vakjes së X personit (grua apo burrë), ia bëmë analizat, doli se përveç tjerash, ishte i infektuar me virusin pandemik. Shpesh është dëgjuar anëve, duke potencuar se, këta pleqtë duhet të vdesin sa më shpejtë! Të pakësohet njerëzimi, të mos paguhet e të harxhohet asgjë më për ta. Nataliteti i madh, ndoshta në Azi e në ndonjë vend tjetër të botës. Mirëpo, vdekja nuk zgjedh kandidatë si me konkurs, me grada politike, shkencore, moshe. Ajo është e pa evitueshme për asnjërin, të cilës do gjini e të cilës do moshë, të cilit do nivel apo kategori sociale.

Duhet pasur kujdes në informim para qytetarëve, qoftë ky formalitet. Nuk janë raste të rralla, kur bëhen krahasime në mes personave të vdekur, duke e mbiçmuar njërin prej atij tjetrit, do të thotë, duke bërë përshkallëzime në aspektin e kategorizimit social, "na ka fikë filani që vdiç", po "ai ka qenë burrë i  madh, i zoti, i shoqërueshëm, i kulturuar," etj epitete të shkëlqyeshme për të.

Për këtë filanin tjetër, s'ka problem, ai është dashur të vdes moti! Këto 'xhevahire' mund t'i ketë shqiptuar edhe ndonjë personalitet, që nuk do të duhej dhe nuk i ka hije. E të tjera ngjashmëri, që fare nuk janë shprehje të dinjitetshme e aspak humanitare! Nuk do të duhej që secili person, pavarësisht çfarë profesioni ka, të na mbajë konferenca, pos atyre që u takon me profesion.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".