Hajnat që e kanë kapur shtetin po e fundosin Telekomin

Hajnat që e kanë kapur shtetin po e fundosin Telekomin
Hajnat që e kanë kapur shtetin po e fundosin Telekomin

Hasan Preteni

  • 24 July 2020 - 07:35

Shkruan: Hasan Preteni

“Kush ta mbron pasurinë publike. E vodhën gjatë privatizimit, e vodhën gjatë funksionimit të shtetit, i vodhën edhe disa kompani publike me vlerë dhe e bankrotuan shtetin. Krimi i organizuar -mafia funksionon në këtë mënyrë, secili nga aktorët i kryen disa punë e në fund e bankrotojnë shtetin. Ka lek për të gjithë, të gjithë kryejnë një pjesë të punës ( gjithçka jo ligjore) dhe të gjithë e ndajnë fitimin e gjuetisë. Në vallen e krimit të organizuar përveç kompanive e politikaneve u lidhen edhe segmenti i drejtësisë (gjyqtar dhe prokuror).Shtetin dhe pronën publike nuk ka kush ta mbroj”.

-Problemi i Telekomit është shembulli më tipik i kapjes së shtetit. Kush duhet të mbroj shtetin nga politikanët e lidhur me oligarkët. Ishte pasuria shtetërore më e atakuara që nga lirimi i vendit. U punësuan dhe stër punësuan me qindra njerëz, u punësuan edhe ata që kurrë nuk shkonin në punë,u punësuan militant dhe familjar të partive politike. Nuk u ngopën vetëm me punësime e gllabëritje por edhe lidhen kontrata të dëmshme. Politikan të shumë partive i vendosen si mburojë disa biznesmen dhe lidhen kontratë me Telekomin, normalisht pjesë e krimit të organizuar, politika dhe biznesi kundër pronës publike. Ja humben vlerën, e gjunjëzuan dhe tani e falimentuan. Pa emocione se shumë familje mbeten pa të ardhura,shume mbetën pa punë dhe ju rriten milionat politikanëve të mbuluar-kamufluar nga oligarkët. Po ka kush të vjedh, mafia-krimi i organizuar. Tani Telekomin e pret finalja, e privatizojnë. E bankrotuan dhe tani do ta blejnë me shumë pak lek. Vodhën para luftës, vodhën gjatë luftës, vodhën gjatë ndërtimit të shtetit dhe po vjedhin edhe në kohë pandemie. Hajnat e njëjtë të veshur me petkun e pushtetit e të "siguruar" me letra nga biznesi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".