Politikanët e shantazhuar e zhvlerësuan fitoren në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e kthyen Kosovën në protektorat të shtetit serb

Politikanët e shantazhuar e zhvlerësuan fitoren në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e kthyen Kosovën  në protektorat të shtetit serb
Politikanët e shantazhuar e zhvlerësuan fitoren në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e kthyen Kosovën  në protektorat të shtetit serb

Dr. Hysni Aliu

  • 24 July 2020 - 07:40

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

” Për ata që shohin me sy, e analizojnë me mendje, ne de fakto jemi nën protektoratin e Serbisë, e tani po mundohen që edhe de jure ta bëjnë këtë protektorat. Hapja e çështjes së statusit të Kosovës, i shërben pikërisht këtij procesi. Për dikë mundë të duket kjo e çuditshme, por nëse analizojmë qeveritë tona, që po janë të varura nga Lista Serbe, zërat e ndritur që shuhen, injorohen, neglizhohen ose largohen nga Kosova duke ju ofruar ndonjë pozitë jo me rëndësi, duke parë që bota po dirigjohet nga qendra të caktuara nga jashtë, pa pasur nevojën që të okupohen fizikisht, atëherë, mundë të konkludojmë që Serbia është faktikisht vendi që kontrollon Kosovën. Për dialogun Kosovë Serbi, vlejnë dy rregulla të pashkruara në letër, por që janë të shkruara në mendjen e atyre që po ndërmjetësojnë në këtë dialog: Së pari, kriter për të qenë pjesëmarrës nga Kosova në atë dialog është të çendnit mashtrues patologjik i popullit të vetë, që do të thotë, që A dhe Zh e dialogut është mashtrimi. Dhe kriter i dytë është të çendnit i shantazhueshëm, si rrjedhojë i preferuari i Serbisë.”

-12 vite pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dhe 10 vite pasi që  Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e shpalli të ligjshme dhe të drejtë shpalljen e pavarësisë së Kosovës, dhe me këtë edhe ligjërisht e vulosi shtetin më të ri në botë, Kosova është duke shkuar në një rënie të lirë drejtë dështimit total. Kjo po bëhet si pasojë e asaj që mashtruesit dhe mashtrimet janë struktura, shpirti dhe zemra e udhëheqjes së shtetit të Kosovës që nga paslufta,  e posaçërisht në dekadën e fundit.

Në vend se  Kosova ne dialog me Serbinë ti meshon fort vendimit pozitiv te GJND-së, këta u treguan inferior në raport me Serbinë, duke i dhënë mundësinë Vuqiqit që nga agresori të shndërrohet në viktimë e nga humbësi i kontestit në GJND të shndërrohet në një fitues absolut të qdo beteje me Kosovën dhe ekipin negociator. Ish presidenti i SHBA-së Bill Klinton, menjëherë pas luftës, pati thënë ” Ne e fituam luftën, e ju fitoni paqen”, e në realitet ne nuk e fituam paqen, pore e fitoj Serbia. Ne fituam robërinë nga vetë udhëheqësit tanë, e udhëheqësit tanë, fituan milionat dhe jetën përrallore për veten dhe familjarët e tyre.

Kam analizuar në detaje tërë historinë e dialogut me Serbinë , dhe individët që kanë marr pjesë në këtë dialog pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, por fatkeqësisht nuk kam gjetur një individ që ka përdorur mendjen për të ju përgjigjur  sfidimit që ka bërë Serbia në këtë dialog, përjashto këtu Avni Arifin të cilin e larguan shumë shpejtë,  madje edhe nga Kosova, në mënyrë që çdo zë i dinjitetshëm të shuhet. Edhe qeverisë Kurti i ndodhi e njëjta gjë. Pra për të mençurit, të pa korruptuarit dhe të dinjitetshmit nuk ka pasur dhe nuk ka vend në  ekipet negociuese Kosovare, sepse ato i dirigjon Serbia, ashtu siç po i përcakton edhe qeveritë e vendit tonë.

Për ata që shohin me sy, e analizojnë me mendje, ne de fakto jemi nën protektoratin e Serbisë, e tani po mundohen që edhe de jure ta bëjnë këtë protektorat. Hapja e çështjes së statusit të Kosovës, i shërben pikërisht këtij procesi. Për dikë mundë të duket kjo e çuditshme, por nëse analizojmë qeveritë tona, që po janë të varura nga Lista Serbe, zërat e ndritur që shuhen, injorohen, neglizhohen ose largohen nga Kosova duke ju ofruar ndonjë pozitë jo me rëndësi, duke parë që bota po dirigjohet nga qendra të caktuara nga jashtë, pa pasur nevojën që të okupohen fizikisht, atëherë, mundë të konkludojmë që Serbia është faktikisht vendi që kontrollon Kosovën. Për dialogun Kosovë Serbi, vlejnë dy rregulla të pashkruara në letër, por që janë të shkruara në mendjen e atyre që po ndërmjetësojnë në këtë dialog: Së pari, kriter për të qenë pjesëmarrës nga Kosova në atë dialog  është të çendnit mashtrues patologjik i popullit të vetë, që do të thotë, që A dhe Zh e dialogut është mashtrimi. Dhe kriter i dytë është të çendnit i shantazhueshëm, si rrjedhojë i preferuari i Serbisë. Me këto dy rregulla, Kosova ka shkuar në çdo dialog, si rrjedhojë e kemi degradimin e çdo gjëje në dialog. Është e dhimbshme që faktori ndërkombëtar, po e trajton popullin e Kosovës, si një popull lakmitar, si një popull të padijshëm, dhe si një popull naiv, të cilit asnjëherë nuk duhet ti thuhet e vërteta për asgjë e as për dialogun me Serbinë.

Edhe udhëheqësit tanë, po e trajtojnë popullin e vet, sikurse ky popull të vuaj nga ndonjë retardim mental, gjë që sipas logjikës së tyre, nuk ja vlen të ballafaqohet me realitetin. Fatkeqësisht, populli i Kosovës, detyrohet ta përcjell Vuqiqin, në mënyrë që të kupton se çka po ndodhë në dialogun me Kosovën, e dhimbshme apo jo. Qeveria Hoti, nuk mundë të jetë ndryshe, përveç se të jetë vazhdimësi e politikës së Serbisë, e cila dorë të zgjatur i ka udhëheqësit në Kosovë, të cilët luftën kryesore po e bëjnë jo për ta mbrojtur shtetin e Kosovës, por për ta penguar ardhjen në pushtet të njerëzve që do ua ndërpresin rrugën kriminalitetit dhe degradimit të shtetit tonë. Si rrjedhojë, nuk më habit fakti, që tërë potencialin e vetë e kanë drejtuar kundër VV-së se dhe z. Albin Kurtit, duke harruar mirëqenien e qytetarit dhe shtetit. Unë i bëjë thirrje BE- se dhe SHBA-së që të ndryshojnë politiken e tyre në raport me popullin e Kosovës, dhe ta trajtoj këtë popull në mënyrë të dinjitetshme, ashtu siq e meriton, duke ua treguar të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, sepse kjo është mënyra e vetme për të zgjidhur problemin Kosovë Serbi. BE, e ka provuar deri tani mashtrimin ndaj këtij populli, dhe aj mashtrim për pak se i kushtoj me konflikt rajonal, andaj është mençuri të i kthehen sinqeritetit e mos të detyrohen që të ja ndërpresin rrugën për në Shtëpinë e Bardhë sërish një mashtruesi tjetër nga Kosova. Po i drejtohem BE-së, sepse është ndërmjetësues në dialog, dhe sepse, Kosovarët, nuk e kanë fuqinë që në mënyrë demokratike ti vendosin si përfaqësues të vetë njerëzit e duhur, duke ditur që krimi është bërë një, kundër vullnetit të popullit”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".