Diskurs rreth dialogut politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Diskurs rreth dialogut politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
Diskurs rreth dialogut politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Riza Smaka

  • 24 July 2020 - 07:46

Shkruan: Riza Smaka

“Sikundër dihet ,bisedimet politike të deritashme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kanë qenë zhvilluar në shpërfillje të parimit themelor ndërkombëtar- të reciprocitet të pozicioneve të palëve në dialogime të ndërsjella. Së andejmi , në procesin e dialogut në fjalë , Kosova, apriori ishte inferiore!Gjatë periudhës së dialogimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë , kanë qenë aplikuar metoda dhe teknika të pashembullta, madje, në kundërshtim me Kushtetutën. Kosovën , në atë proces politik delikat, e ka përfaqësuar herë Presidenti, herë një delegacion pa bazë kushtetuese sikundër edhe Kryeministri. Sipas Kushtetutës , Presidenti , cili apo cila do qoftë, është shef i shtetit, e përfaqëson politikisht Kosovën brenda dhe jashtë, e udhëheq politikën e jashtme, në një anë, ndërsa , Kryeministri për zbatimin e politikës së jashtme, kurdoherë duhet të konsultojë Presidentin, në anën tjetër!”.

-Dialogu politik ndërmjet titullarëve të autorizuar të Kosovës dhe Serbisë ,ka pas filluar keq dhe, mbase, deri tani, gjithnjë ka vajtur, po ashtu, keq.

Fusnota , gabim politik dhe, shkelje e nenin 1 të Kushtetutës

Kur z. Editë Tahiri me përfaqësues të shtetit serb , dialogonte për tema politike , jo vetëm ajo, thuhej se , bisedimet ishin “teknike”. Çfarë na qenkan bisedimet teknike. Nuk ekziston bisedimi teknik, por,bisedimi profesional përkatësisht politik për zgjidhje të problemit praktik që mund të jetë teknik , profesional si dhe politik. Madje edhe kur pronari i traktorit bisedon për riparim të traktorit me teknikun e automjeteve , biseda e tillë nuk do te mund te ishte teknike, por , profesionale për zgjidhje teknike të caktuar. Për të qenë edhe me keq, edhe pse në kundërshtim me nenin 1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovë dhe me praktikat e mira ndërkombëtare , z. Editë ,ka pas pranuar për tu fusnotuar emërtimi i Republikës së Kosovës ! Për tu njollosë emri i Republikës së Kosovës në atë mënyrë të pa precedencë , së pakut ,paraprakisht ka qenë dashtë të kërkohej amendimi i Kushtetutës së RK-së. Pra, ashtu, pos dështimit dhe gabimit politik, ka qenë shkelur edhe dispozita e nenit 1 të Kushtetutës së RK-së. Për dështim dhe gabim politik në dëmin e vendit tonë si dhe për atë shkelje të Kushtetutës ,në atë mënyrë, askush nuk i ka qenë shtruar përgjegjësisë politike as juridike! Rrjedhimisht , vendi ynë me damkën fusnotës së tillë , rrjedhimisht , prezantohet në ngjarje politike të ndryshme dhe për aq , apriori ,manifestohet inferior.

Dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë , pa reciprocitet , në disfavorin e vendit tonë

Çuditërisht , duke e shpërfillur zgjidhjen aktuale kushtetuese, jo vetëm Kryeministri por edhe jo pak publicistë dhe analistë , pretendojnë se , Kryeministri e jo Presidenti u dashka të përfaqësonte Kosovën në dialogun politik me Serbinë.

Lojëra politike të paqëlluara madje politikisht të dëmshme

Në këtë drejtim, deri tani, janë praktikuar lojëra politike të pa parime themelore sikundër ndërmjet disa titullarëve të funksioneve publike ashtu edhe ndërmjet subjekteve politike të caktuara, çfarë aktualisht janë fërkimet më të shprehura ndërmjet LDK-së dhe PDK-së. Referuar Platformës Politike për dialogim ndërmjet përfaqësueseve të Kosovës dhe Serbisë janë bërë dhe vijojnë të bëhen zhurma të karakterit partiak e mediatik dhe për aq shterpe dhe të panevojshme. Platforma Politike për shtetet sovrane në dialogime dhe negociata politike kurdoherë dhe kurdoherë është e definuar në Kushtetutat respektive. Vlerat përcaktuese gjatë dialogimeve politike ishin , janë dhe mbetën në postulatet për sovranitetin, integritetin territorial dhe reciprocitetin. Pa dhe jashtë këtyre postulateve nuk do të mund të zhvilloheshin dialogime as negociata politike ndërshtetërore të mirëfillta. Tekefundit , çfarë do marrëveshjeje politike e arritur ndërmjet përfaqësueseve ndërshtetërorë veçanërisht të karakterit politik qe do të mund t’i referohen integritetit territorial dhe sovranitetit të shtetit , kërkohet të ratifikohet nga shumica e kualifikuar e mandateve parlamentare dhe, për aq, deri në atë fazë ,nuk do të mund të krijoheshin situata politike të dëmshme për shtetin tonë.

Presidenti i RK-së , në këtë fazë të procedurës penale ,është i pandehur por jo i akuzuar ,ndërsa, Kryeminstri z.Avdullah Hoti nuk ka autorizim kushtetues për përfaqësim të vendit

Aktualisht , kundër z. Hashim Thaçit ,Presidentit të Republikës së Kosovës është ngritur aktakuzë penale nga Prokuroria e Dhomës së Specializuar ( e cila akoma nuk e ka formën e prerë ) dhe, për aq ,është delikat për udhëheqje të politikës së jashtme , pra, edhe për të përfaqësuar Kosovën në dialogun politik me Serbinë.

Në anën tjetër ,Kryeministri z. Avdullah Hoti , pos që ka qenë zgjedhur në rrethana të kontestuara sipas Kushtetutës dhe, ka mbështetje kritike të mandateve në Kuvend, sipas Kushtetutës ,nuk ka autorizime për udhëheqje të politikës së jashtme por vetëm për të konsultuar Presidentin përkitazi me ekzekutimin e politikës së jashtme të Republikës së Kosovës. Nga aspekti juridik – formal , aktualisht , Presidenti i Republikës së Kosovës ë , i pandehur penalisht , i pa shkarkuar as i dorëhequr ,nuk ka pengesa për të udhëhequr politikën e jashtme të vendit pra as për të përfaqësuar Republikës së Kosovës në dialogun politik meSerbinë , nga se, është shef i shtetit i autorizuar për të përfaqësuar shtetin brenda e jashtë si dhe në këtë fazë të procedurës penale nuk është i akuzuar por është i pandehur përderisa aktakuza të mos e këtë marrë formën e prerë , e cila ,mund të ndodhë të flakët , të refuzohet eventualisht të konfirmohet. Nëse aktakuza penale kundër z .Hashim Thaçit , Presidentit të Republikës së Kosovës do të konfirmohej , nga atëherë ,ai do të kualifikohej i akuzuar, e, jo sikundër jo pak analistë e politikan nga tani e quajnë të akuzuar!”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".