Qeveria Hoti do të dorëzohet para presionit ndërkombëtar dhe Aleksandër Vuçiqit për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë

Qeveria Hoti do të dorëzohet para presionit ndërkombëtar dhe Aleksandër Vuçiqit për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë
Qeveria Hoti do të dorëzohet para presionit ndërkombëtar dhe Aleksandër Vuçiqit për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë

Xhevat Meha

  • 24 July 2020 - 07:52

Shkruan: Xhevat Meha

“Nuk pres që realisht Hoti të mbaj qëndrim të fort ndaj Vuçiqit si kanë bërë Ramushi dhe Kurti. Ky rol dyfytyrësh i Hotit kuptohet nga përfaqësuesit politik që realisht luftojnë për interesin e Kosovës, dhe për këtë arsye shprehin rezerva ndaj tij, dhe njëkohësisht i parashtrojnë kërkesa konkrete. Përfaqësuesit politik që realisht luftojnë për interesin e Kosovës janë nëpër të gjitha partitë politike, siç janë nëpër të gjitha partitë politike edhe përfaqësuesit politik që luftojnë për interesin e Serbisë”.

-Funksionimi i qeverisë Hoti është interesante. Ndërtimi i saj është kryer më baza mashtrimi, themeli i saj është mashtrimi. Kjo qeveri gjendet në mes të funksionimit të drzhaves së Kosovës dhe vullnetit të qytetarëve për çmontimin e drzhaves së Kosovës për t'i liruar vend ndërtimit të shtetit të Kosovës. Roli i saj është që t'i mashtroj qytetarët se po punon për ndërtimin e shtetit të Kosovës e në fakt të siguroj vazhdimësinë e funksionimit të drzhaves së Kosovës. Ky funksion i mashtrimit të qytetarëve për siguruar vazhdimësinë e funksionimit të drzhavës së Kosovës parësore ka sigurimin e vazhdimit të mos zbatueshmërisë së ligjit. Në politikën e jashtme, dhe në këtë kontekst

Në politikën e jashtme, dhe në këtë kontekst, në bisedimet me Serbinë, roli i qeverisë Hoti është t'i mashtroj qytetarët se mbanë qëndrim të forte karshi marrëveshjes përfundimtare me Serbinë e në fakt në fund të pranoj atë që pranon Vuçiqi nga presioni që pritet t'i bëhet nga vendet perëndimore.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".