Zgjimi i Gjykatës Speciale mundë të aktivizon vrasësit e dëshmitarëve me pagesë

Zgjimi i Gjykatës Speciale mundë të aktivizon vrasësit e dëshmitarëve me pagesë

Hajrullah Tërnava

  • 25 July 2020 - 09:06

Shkruan: Hajrullah Tërnava

“Pas intervistimit të Hashim Thaçit, muajt në vijmë do të jenë akoma më intensiv në aktivitetin e Gjykatës Speciale me shpalljen e aktakuzave ndaj të të intervistuarve të deritashëm. Prandaj supozohet se cak i këtyre ndjekjeve nga dora e zezë mundë të jenë kryesisht dëshmitarët potencial për dyshimet e vrasjeve politike në Kosove, sikur që e ka paralajmëruar seriozisht ish deputeti i LDK-se Gani Geci. Një rrezik tepër serioz mundë edhe të jetë për dëshmitarët në fjalë, sikur në të kaluarën që janë eliminuar shumë nga dëshmitarët, me që askush deri më tani nuk është zbuluar se kush i ka vrarë-eliminuar”.

-Kosova që nga çlirimi i saj e këndej, edhe që kemi menduar se tani do ta gëzojmë lirinë dhe merremi me rindërtimin e vendit dhe prosperitetin tonë, ishte një periudhë e mbas luftës e këndej që pati mjaft qerime të hesapeve dhe eliminime të dëshmitarëve potencial, që do të kishin mundur tani të jenë si dëshmitar pranë Gjykatës Speciale. Koha e tanishme e ka imponuar që kjo Gjykatë Speciale është aktive, e kur janë marrë në pyetje. Numër i madhe i dëshmitarëve dhe të dyshuarve në pyetje, është një situatë që ekziston rreziku i disa dëshmitarëve pranë ati gjyqi që veç i kanë dhënë intervistat-deklaratat e tyre, e që dikujt nuk ishkojnë përshtati apo janë në dëm të dikujt, e sidomos ata dëshmitar që mundë të jenë edhe të mbrojtur, që jeta e tyre tani mund të rrezikohet, sikur u eliminuan edhe në të kaluarën dhe ata ma nuk janë të gjallë. Prandaj vrasësit që stimulohen dhe përfitojnë nga këto eliminime, edhe munden të aktivizohen se do të përfitojnë materialisht e që ato përfitime nuk janë të vogla, dhe e kanë një fakt, argument, se mbasi nuk janë zbuluar deri më tani asnjë rast, vështirë do të zbulohen edhe pas vrasjeve tjera që munden ndodhin, në të ardhmen, sikur në të kaluarën që kanë ndodhur dhe nuk janë zbulua asnjë deri me tani”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".