Qeveria Hoti po improvizon, nuk e ka me seriozitet bërjen e ligjit Vetting

Qeveria Hoti po improvizon, nuk e ka me seriozitet bërjen e ligjit Vetting
Qeveria Hoti po improvizon, nuk e ka me seriozitet bërjen e ligjit Vetting

Hasan Preteni

  • 25 July 2020 - 09:11

Shkruan: Hasan Preteni

“Njëherë filluan me përgatitjen e Strategjisë Anti-Korrupsion dhe tani me komisione të ndryshme. Po vazhdohet me avazet e vjetra,komisione, koordianator,këshilltar, zavendësa e shumë formacione tjera për të zhvatur buxhetin për të hutuar opinionin dhe për të fituar në kohë. Një është e sigurt "krijo komisione nëse nuk dëshiron të kryeni punë" Ministri i Drejtësisë ende pa e marrë mandatin ligjërisht,deklaroi:Nuk ka Vetting sepse duhet ndryshuar edhe kushtetutën. Mjegull është kjo”.

-Sa të pa qëndrueshëm qe jemi. Largojmë një ekip profesional për përgatitjen e "Vettingut" vetëm se e ka formuar një qeveri e kaluar dhe menjëherë kinse e bëjmë një lëvizje për të studiuar situatën momentale dhe për të rishikuar procesin e sundimit të ligjit. Ishin projekte të shumta që merreshin me projekte e analiza të shumta. Ishin së fundi dy projekte, një nga Këshilli i Evropës e tjetri nga UNDP-ja që merreshin me analizën e procesit dhe sundimin e ligjit. E kemi raportin e Komisionit Evropian për gjendjen e Rendit dhe Ligjit. Tani kjo qeveri prapë krijon huti. Komision ku do të kyçen të gjitha institucionet përgjegjëse për sundimin e rendit dhe ligjit, shoqëria civile, përfaqësitë diplomatike dhe kush jo. Po si të futen në një komision përfaqësues të strukturave të ndryshme me misione të ndryshme për të kryer një mision. E pamundur.! Humbje kohe,harxhim i parës publike dhe asnjë punë e hairit për vendin. Nuk e kanë përnjëmend.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".