Ish agjentët e SHIK-ut të sistemuar në institucione, në aksion për eliminimin e dëshmitarëve të Gjykatës Speciale

Ish agjentët e SHIK-ut të sistemuar në institucione, në aksion për eliminimin e dëshmitarëve të Gjykatës Speciale
Ish agjentët e SHIK-ut të sistemuar në institucione, në aksion për eliminimin e dëshmitarëve të Gjykatës Speciale

Nexhat Haziri

  • 25 korrik 2020 - 09:16

Shkruan: Nexhat Haziri

“Target i këtyre grupeve kriminale padyshim se janë edhe dëshmitarët e vrasjeve politike dhe paralajmërimi i rasteve të tilla nga ish-deputeti Gani Geci, që unë besoj se do të këtë, janë plotësisht të arsyeshme dhe të bazuar, edhe për faktin se shumë nga ish agjentët e SHIK-ut janë të akomoduar në institucionet më të larta të sigurisë siç janë AKI dhe në policinë e Kosovës, çka përbën rrezikun me të madh”.

-Intensiteti i Gjykatës Special që pritet të rritet në muajin gusht, sa i përket ngritjes së aktakuzave për një numër të madh të të intervistuarve, eksponentëve të UCK-së për krime lufte, do të ndikoj edhe në tensionimin e situatës politike dhe të sigurisë në vend, sidomos edhe me orvatjet e e atyre që tashmë kanë të ngritura aktakuza, siç është z. Thaçi dhe z. Veseli, që përmes të ashtuquajturave iniciativave nga organizatat e dala nga lufta, për ta zhbërë Gjykatën Speciale, apo edhe përmes protestave t’i kundërshtojnë aktakuzat e ngritura. Dhe mbi këtë tensionim të situatës nuk do të përjashtohen as sulmet ndaj atyre dëshmitarëve që mund të identifikohen nga grupet e para politikës të kontrolluara nga politika të caktuar, sulme ndaj individëve, medieve që nuk mbështesin kauzat e tyre gjoja për mbrojtën e të ashtuquajturave “vlera të luftës së UCK-së” që prapa tyre po mundohen të fshihen njerëz mbi të cilët rëndojnë dosje të trasha të krimeve qofshin gjatë luftës apo edhe pas.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".