Pse shqetësohen disa individë për ndërtimin e xhamisë në Prishtinë?

Pse shqetësohen disa individë për ndërtimin e xhamisë në Prishtinë?
Pse shqetësohen disa individë për ndërtimin e xhamisë në Prishtinë?

Skender Kapiti

  • 25 July 2020 - 10:13

Në Kosovë janë 95% e popullsisë muslimanë dhe 2-3% katolikë. Për besimtarët katolikë është ndërtuar Katedrelja në Prishtinë. Dhe për besimtarët muslimanë duhej patjetër të ndërtohej Xhamia e Madhe në Prishtinë pasi besimtarët muslimanë nuk ka pse të falen në sheshe dhe në rrugë pranë xhamive pasi ato nuk kanë kapacitete për numrin e madh të tyre.

Dhe ashtu sikurse edhe në Tiranë që është në përfundim Xhamia, madje Xhamia më e madhe në Ballkan, ashtu duhet të ndërtohet edhe ajo në Prishtinë.

Kosova, kryeministri atje dhe kryetari i Bashkisë së Prishtinës duhej të kishin qenë seriozë, të paktën të merrnin shëmbullin e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe të kryebashkiaku i Tiranës Erion Velia për interesimin dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të tyre për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë që do të jetë më e madhja në Ballkan e që do t’u shërbejë besimtarëve muslimanë. Duhet përshendetur dhe falenderuar e t’i jemi mirënjohës shtetit,qeverisë dhe popullit turk të cilët financojnë ndërtimin e këtyre dy xhamive në Tiranë dhe në Prishtinë.

në botë, dhe në perendim ku ka popullsi shumicë të besimit kristian atje ka dhe janë ndërtuar xhami për besimtarët muslimanë, e madje edhe me dhjetra e dhjetra kisha autoritetet shtetërore në vëndet e BE- së dhe në SHBA kanë marrë vendime që kishat të cilat nuk frekuentohen ose që frekuentohen nga një numër i vogël besimtarësh kristianë autoritetet shtetërore atje kanë lejuar dhe kanë marrë vendimne që ato të shndërrohen në xhami ku besimtartët muslimanë t’i luten Zotit.

Xhami në Moskë

Image

Shikoni se edhe në Moskë , në shtetin me popullsi shumice ortodokse, autoritetet shtetërore ruse lejuan ndërtimin e kësaj Xhamie madhështore dhe nuk pati as protesta turkofobe e as pengesa për ndërtimin e saj, ndërsa në Kosovë zvarritet ndërtimi i Xhamisë, por edhe protestohet kundër ndërtimit të saj

Xhami në Francë.

Image

Xhami në Hollandë

Image

Xhami në Britaninë e Madhe

Image

Ndërsa në Kosovë ku 95%e popullsisë janë muslimanë dalin disa që protestojnë dhe kundërshtojnë ndërtimin e Xhamisë në Prishtinë dhe ndonjë medie edhe solidarizohet dhe nxit islamofobinë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".