Bandat që kanë kapur shtetin nuk brengosen për vlerat e UÇK-së

Bandat që kanë kapur shtetin nuk brengosen për vlerat e UÇK-së
Bandat që kanë kapur shtetin nuk brengosen për vlerat e UÇK-së

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 25 July 2020 - 13:37

Shkruan: Reshat Badallaj- Zhurjani

“Pikërisht këta kryebanditë të bandave politike dhe ata langonjtë rrotull, i kanë shkelur këto vlera, kjo kastë langonjsh që vraponin pas hajnisë si zagarët pas kockave dhe korbat pas kufomave të vdekura në emër të UÇK-së kanë vjedhur shtetin dhe djersën e taksapaguesve. Ata që kanë dhënë kontribut për këtë vend kanë ra në beteja, në fushën e nderit ose janë vetëvrarë,ndërkaq këta kryebanditë të veshur në majat e shtetit e kanë vjedhur deri në kockë,kurse edhe sot lehin dhe pa fije turpi kjo kope langonjsh edhe lere që përmendin fjalën UÇK por edhe flasin mirë dhe derdhin lot krokodili”.

-Eh, a është vonuar kjo klase politike në miratimin e ligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës? Natyrisht jo vetëm që është vonuar,por, nuk ka pasur klasë politike,por, pa më të voglin dyshim këto kanë qenë dhe janë banda politike. Këtyre bandave politike nuk u ka interesuar kjo që është më e shtrenjta, që falë UÇK-së ne sot gëzojmë Lirinë. Këtyre bandave në krye me kryebanditët dhe banditët shkuar banditëve aty rrotull u ka interesuar se si ta uzurpojnë shtetin, se si të vjedhin deri në palcë. Korrupsioni punësimet familjare, uzurpime të tokave dhe mu për këtë këta kryebanditë dhe bandite brenda kësaj kohe u bënë super milionerë dhe aq të kamur që jo vetëm siguruan pasuri për 30 breza, por i´a kaluan edhe sheikëve të Arabisë.

A nuk na qiten hije të zezë ai mezlishti i Kadri topuzit? Çka nuk kemi parë nga aty: banditë, gjysmë analfabet, rrugaç.. dhe nuk është lehtë të thuash këto, ndaj unë e them pa gajle dhe e mbroj kur të donë se vërtetë është kështu. Aty kemi parë boks arenash, fjalor që përdorin ato rrospitë që presin te semafori për hamshor dhe është dashur që kur të emitohet të vihet shenja +18, përndryshe nuk do të duhej as shikuar e as dëgjuar dhe mu për këtë kjo kaste bandash nuk kanë pasur kope dhe as që të merren me vlerat e UÇK-së.

Kjo kope banditësh mendojnë se populli është aq i trash dhe nuk shohin me dy sy në ballë.

Kjo bandë banditësh,huliganësh e rrugaçësh e miratuan me dy gishta lartë Gjykatën Speciale dhe jo vetëm që e miratuan por kryebanditët, krye hajnat dhe këta burra kurvash bënin presion që të votohet kjo gjykatë dhe votone se na ja fusim të tjerëve,por ja futën vetes dhe shikoni tani populli si i lë si qen të zgjebosur.

Përse Kosova nuk pati kurrë qeveri që nga pas lufta? Por pati vetëm banda banditësh dhe hajnash. Në qoftë se, nuk është kështu që po e them unë, le të del dikush dhe të thotë se përse asnjë bandë nuk e përfundoi mandatin e vet? Përse? Dhe, merreni me mend ka njerëz tru shpërlarë dhe pa fije turpi i quajnë qeveri, president, kryetar partish. Shikoni sa të mjerë dhe sa poshtë e bien vetin vetëm për një kockë dhe lehin.

Dhe, kjo kope banditësh pa fije turpi sot dalin e bëhen horë dhe rezil para botës dhe kërkojnë zhbërjen e gjykatës. Po, ku ishin deri tani kjo bandë banditësh që nuk u vunë në interesat e vlerave të luftës dhe vlerat e UÇK-së, vetëm të mendonin se UÇK-ja nuk ka bërë krime në Serbi, nuk ka vjedhur,nuk ka dhunuar. Nuk ka djegur, por në trojet e veta u mbajt kundër ushtrisë me gjakatar në tërë Evropën që shkaktoi mbi një milion të vrarë në ish-Jugosllavi. Serebianët vranë edhe foshnja në gji nëne, vranë djalë hasreti dhe kokat e tyre i bënë dekor llampash nëpër kafene dhe sot dalin e bëhen rezil, ngrihu sot edhe kundër kryebanditëve dhe krye kriminelëve që e vodhën shtetin më zi se gjaku i Drazh Mihajlit dhe që nga mëngjesi e deri në darkë hanë e pinë në hotelet më luksoze të botës dhe këta të flasin për vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për të mbrojtur vlerat e UÇK-së meriton të mbroj vetëm populli që u ka prekur fukarallëku mish e asht dhe jo këto banda banditësh që nga pas lufta e deri sot u ka interesuar vetëm hajnia. Gjykata Speciale, kurrë nuk do ta njollos UÇK-në sepse nuk kanë mundësi ajo do ta ndaj shapin nga sheqeri, prokurorët me më zë amerikanë nuk janë të marrë e as banditë e hajna si këto banda politike që harruan gjakun e derdhur të ushtarëve të UÇK-së e u dhanë pas hajnisë e mos e gëzofshin dhe nuk do ta gëzojnë për jetë e mot”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".