Vuçiq është duke luajtur lojën e dreqit, andaj edhe perëndimi duhet ta luaj të njëjtën lojë me të e jo të sillet me naivitet

Vuçiq është duke luajtur lojën e dreqit, andaj edhe perëndimi duhet ta luaj të njëjtën lojë me të e jo të sillet me naivitet
Vuçiq është duke luajtur lojën e dreqit, andaj edhe perëndimi duhet ta luaj të njëjtën lojë me të e jo të sillet me naivitet

Dr. Hysni Aliu

  • 25 July 2020 - 16:56

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

 ” Se sa e poshtër është politika e Vuqiqit, tregon fakti, kur aj thotë, ”tregoni ku janë të zhdukurit e luftës në Serbi, dhe në do gërmojmë për ti gjetur”, kjo është njëjtë sikur një hajn i cili pyetet se ku i ke fsheh gjërat  e vjedhura , hetuesve ju thotë, po tregomëni ju ku  dyshoni ose ku ju mendoni që  mundësisht i kom fsheh e pastaj unë do  i kërkoj në çdo vend që ju thoni së bashku me një  palë të tretë”. 

 -Çdo ditë e më shumë po vërtetohet që këto bisedime në Bruksel, nuk dallojnë aspak nga ato të mëparshmet, nëpërmes të  cilave lindi asociacioni i komunave serbe, fusnota, dhe në fund pranimi që të negociohet edhe statusi final por edhe ndarja e Kosovës. Sipas të dhënave nga Brukseli, këto bisedime do i kenë tri faza: 

 1) Të zhdukurit dhe kthimi i të larguarve nga lufta. Çështjet ekonomike, për të cilat Vuçiq tha që do ta kthejnë  Serbinë në tregun e Kosovës, serbët do të lëvizin lirshëm nga Serbia në tërë Kosovën, dhe çka ishte më interesantja sipas planit të tyre :” Shqiptaret do të kanë të drejtë  të zhvendosen në Serbinë qendrore, prej nga do emigronin në perëndim për punë e jetë më të mire”. Pra ky është plani i Serbisë për zbrazjen e Kosovës  nëpërmes këtij dialogu, kthimi i serbëve në Kosovë e largimi i shqiptarëve nga Kosova!  Ashtu siç u bë më herët nga Rankoviq e të tjerët ku shqiptarët i shpërngulën në Turqi! Në këtë fazë, do të flitet gjithashtu edhe për formimin e  asociacionit të komunave serbe, pra një Republike serbe brenda Kosovës. Tek pasi të kenë përfunduar këto tema, do fillonin bisedimet për kishat dhe manastiret. Ku pasi të formohet Republija  serbe brenda Kosovës, do të fillon edhe ex teritorialiteti i Serbisë brenda Kosovës. 2) Sipas Brukselit, faza e dytë, do të përfshinte marrëveshjet për ex teritorialitetin e e së paku 5 objekteve fetare kulturore në gjithë Kosovën, pra Serbia do të hyn në Kosovë edhe ushtarakisht nëpërmes këtyre objekteve. 3) Faza e tretë do ishin negociatat për statusin përfundimtar. Ku sipas kësaj logjike, pasi që të  ketë bërë kompromis Kosova për Asociacionin dhe ex territorialitetin e Kishave dhe manastireve, Kosova duhet të bëj edhe ndonjë kompromis tjetër të madh, në mënyrë që Serbia të pranon diçka. E ky kompromis do të ishte  kthimi te plani Vuqi,Thaçi Rama, që de fakto ose shkrin Kosovën si shtet dhe e integron gjysmën e saj në Shqipëri, ose një federatë me Serbinë. Kërkesa e Vuçiqit për hapjen e arkivave të UQK -së, nuk është befasuese, sepse kemi të bëjmë me një dialog  në mes të barabartëve e jo në mes ish pushtuesit dhe viktimës. Këtë e kanë pranuar vet përfaqësuesit tanë. Unë besoj që Kosova duhet të përfundoj së negociuari nën diktatin serb dhe evropian. Evropa duhet të përfundoj me rolin e ndërmjetësuesit dhe të filloj me vendosjen e vijave të kuqe për  të dy palët, duke pasur parasysh luftën e vitit 1999, intervenimin e NATOS dhe vendimin e GJND-së për Kosovën. Evropa ka kulturë historikisht të respektimit të vendimeve të gjykatave  ndërkombëtare, andaj kjo duhet të jetë argument edhe për vendet e BE-së që nuk e kanë njohtë ende Kosovën si shtet. Duhet të merret vendim që të mos ketë  bisedime sekrete , por bisedime të hapura, ku opinioni në Serbi dhe Kosovë do të informohet drejtë për atë që po ndodhë , në këtë mënyrë të bëhet  edhe një përgatitje e opinionit  për pranimin e marrëveshjeve të mundshme.  Kosova, nuk mundet as të diskutoj për ekonomi e asociacion nëse në tavolinë nuk është duke u diskutuar edhe marrëveshja finale për njohje të ndërsjellët, sepse  lëshuarja  pe, gjatë bisedave për këto tema, do të ishte një pranim paraprak i gjërave, që do duhej të pranoheshin tek në fazën kur Serbia e njeh  Kosovën si shtet. Pra Kosova, nuk guxon të bën gabime sikurse me asociacionin, sepse tani, ne kot po themi që asociacioni duhet  të formohet në përputhje me kushtetutën, kur BE dhe Serbia po duan formimin e ti, sepse ashtu është nënshkruar nga pala Kosovare. Unë  besoj që, me Serbinë, nuk do mundë të  ketë marrëveshje, përderisa mos të forcohet faktori shqiptar në Ballkan, pra derisa Serbia të vendoset para aktit të kryer. Si rrjedhojë, unë i ftoj  miqtë tanë perëndimor, që aq  sa angazhohen për bisedime, edhe më tepër të angazhohen në forcimin  e dy shteteve shqiptare, edhe atë forcim ekonomik, politik, dhe ushtarak. Duhet të lehtësohet afrimi ndërmjet këtyre dy shteteve në mënyrë që së bashku të peshojmë më rënd në skenën  ndërkombëtare.  

Vuqiq është duke luajtur lojën e dreqit, andaj edhe perëndimi duhet ta luaj të njëjtën lojë me të  e jo të sillet me naivitet, jo realizëm e inferioritet në raport me Serbinë.  

Se sa e poshtër është politika e Vuqiqit, tregon fakti, kur aj thotë, ”tregoni ku janë të zhdukurit e luftës në Serbi, dhe në do gërmojmë për ti gjetur”, kjo është njëjtë sikur një hajn i cili pyetet se ku i ke fsheh gjërat  e vjedhura , hetuesve ju thotë, po tregomëni ju ku  dyshoni ose ku ju mendoni që  mundësisht i kom fsheh e pastaj unë do  i kërkoj në çdo vend që ju thoni së bashku me një  palë të tretë.  Si nuk turpërohen Lajqak e Borrel, kur lejojnë një qasje të tillë patologjike në bisedime!! Dhe në fund, kam dy pyetje për kryeministrin Hoti:   Ku mbeti draftimi i marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke, e cila do  të bëhej këtë javë nga Hyseni e Gjuriq?? Pse na gënjeve  zoti kryeministër? 

Përse e shkarkuat grupin e ekspertëve/komisionin  për shënimin e kufirit në krye me Bulliqin, a mos është kjo një shenjë që ju tani  do të përdorni metodën e njëjtë për copëtimin e trojeve tona në dialog me Serbinë ashtu siq e bëtë me Malin e Zi, dhe këtë  e bëri pikërisht shefi yt Isa Mustafa më herët? A është edhe kjo një shenjë që edhe ju si z. Thaçi po përdorni metodologjin e mashtrimit, duke theksuar gjëra të mëdha që i pëlqejnë popullit, në vend të së vërtetës në mënyrë që ti manipuloni njerëzit psikologjikisht.  E për ju popull i dashur, mos u befasoni, nëse pas një apo dy viteve, Hoti së bashku me ekspertë e ri për demarkacion, thotë që sipas hartave të këtij e ati viti, kufiri është pikërisht aty ku Thaçi e Vuçiq e ka caktua, pra në Mitrovicën e Veriut.  

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".