Heshtja e shtetit para rrezikut të falimentimit të Telekomit, ngjallë dyshimin për lidhjet me kupolën e krimit të organizuar

Heshtja e shtetit para rrezikut të falimentimit të Telekomit, ngjallë dyshimin për lidhjet me kupolën e krimit të organizuar

Hajrullah Tërnava

  • 27 July 2020 - 07:28

Shkruan: Hajrullah Tërnava

”Me të drejtë opinioni publik sot i kërkon Prokurorit të Shtetit që të nisë një proces hetimi ndaj të gjithë atyre që kontribuan në lidhjen, zbatimin dhe mosveprimin e parandalimit të kontratës së vitit 2009; ndaj të gjithë atyre që lejuan zhvatjen e një aseti publik sikur Telekomi i Kosovës, dhe që e sollën atë në një gjendje para bankrotimit. Duhet ti kërkohet Qeverisë dhe Kryeministrit Hoti, që në vend se të merret me planet e privatizimit të pjesshëm, të kontriboj fillimisht në një proces penal të ndëshkimit për ata që e sollën këtë gjendje. Duhet ti kërkohet me ngulëm Ministrit të Ekonomisë që të qartësoj pozicionin e aksionarit ndaj kësaj gjendje të shkaktuar me pasoja penale, në vend se të premtoj kinse negocime të reja me kompaninë Z-mobile. Derisa kjo Qeveri nuk vepron me masa konkrete për ta shpëtuar Telekomin nga falimentimi, atëherë me këtë injorim të problemit do të dëshmohet se rasti i Telekomit është kulmi i zbardhjes se skenarit të krimit të organizuar që ka kapur dhe shkatërruar shtetin hap pas hapi për plot këto dy dekada”.

-Heshtja dhe mos veprimi i Qeverisë për situatën në Telekom, flet mjaft edhe pas alarmit të sindikatës së Telekomit të Kosovës dhe ultimatumit për protestë pas bllokimit të llogarive bankare, se prapa këtij skenari qëndron lidhja e fortë politike e krimit të organizuar me Devollët që kanë kapur shtetin dhe drejtësinë. Grupi parlamentar i LVV-se ka kërkuar debat urgjent në Kuvendin e Kosovës rreth kësaj çështje, për të gjetur zgjedhjen, por shumica e partive politike në pozitë dhe PDK, nuk e kanë mbështetur një iniciativë të tillë. Kundër heshtjes dhe rrezikut të rrënimit të këtij gjiganti ekonomik ka reaguar edhe shoqëria, Grupi për Studime Juridike dhe politike i cili ka akuzuar edhe Qeverinë dhe drejtësinë-Prokurorinë e shtetit për heshtje dhe tolerim të zhvatjes 10 vjeçare të Telekomit, duke mos hetuar dhe ndjekur zhvatësit përmes kontratës kriminale. Me të drejtë GLPS vlerëson që një gjendje e tillë është pikë së pari reflektim i dështimit të qëllimshëm të Prokurorit të Shtetit prandaj edhe duhet shtruar pyetjen për Kryeprokurorin Lumezi se çfarë duhet t‘i bëjnë më tepër një aseti publik sikur Telekomi i Kosovës që Prokuroria Publike të hetoj dhe vej para përgjegjësisë penale të gjithë shkaktarët që e sollën këtë gjendje, prej ministrave të atëhershëm e gjer më sot, e gjithashtu menaxhmentëve respektiv të Telekomit të Kosovës. Si është e mundur që Telekomi në vend se të jetë ndërmarrja më e suksesshme publike për shkak të statusit të saj në treg, ajo vendoset në një situate bankrotimi, e ku Prokurori i Shtetit hesht sikur interesi publik i sanksionuar me legjislacionin penal të mos ekzistonte. Si është e mundshme që zhvatja e aseteve publike të ndodh kaq thershëm e institucionet publike të bëjnë sikur nuk ka autor ndaj kësaj gjendje. Saktësisht konstatohen vepër kryesit e këtyre krimeve të organizuara si dhe urdhër dhënësit e këtyre veprave kriminale, dhe gjithkush të bërat e pa numërta për të cilat dikush duhet të përgjigjet para organeve të ndjekjes dhe të luftimit të këtyre veprave kriminale që Kosovën e kanë pru në këtë nivel denigrues, që edhe ç’njohjet e pavarësisë q po na bëhen në vitet e fundit kanë të bëjnë si pretekst i ekzistimit enorm të këtyre dukurive negative, E për pasojë të këtyre fakteve jemi i vetmi shtet në BE që kemi mbetur pa liberalizim të vizave, si kushti i vetëm i mos luftimit të krimit të organizuar nga institucionet që duhet ta luftojnë këtë dukuri”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".