Kur në dialog me Serbinë shkojnë horrat, ja çfarë mundë të pritet

Kur në dialog me Serbinë shkojnë horrat, ja çfarë mundë të pritet
Kur në dialog me Serbinë shkojnë horrat, ja çfarë mundë të pritet

Faik Krasniqi

  • 28 July 2020 - 07:32

Shkruan: Faik Krasniqi

“Çfarë mundë të presësh nga këta horra në dialog me Serbinë? Vuçiq do të tallet me këta gjysme-analfabetë dhe akademikë rural. Do të dorëzohen përballë Serbisë, sepse kanë frikë që nëse i bëjnë ndonjë kushtëzim, Bashkësia Ndërkombëtare do t'i rrëzoj nga pushteti. Votuan Gjykatën Speciale. Idiotizëm i madh. Me votimin e Gjykatës Speciale Kosovën e bënë agresore dhe Serbinë viktimë. Prandaj nga këta fundërrina s'mund të presim asgjë”.

-Këta politikanë që na kanë udhëhequr në Kosovën e pasluftës, na e kanë dëshmuar se çfarë janë në gjendje të bëjnë për pushtet. Njerëz të pa fytyrë. Pa pikë morali njerëzor dhe kombëtar. Për të vjedhur dhe zhvatur të parët. Pandemia e nxori lakuriq Kosovën, për t'i treguar popullit se çfarë fundërrina kanë votuar dhe akoma i votojnë. S'kanë qenë në gjendje qe 21 vite të nxjerrin liberalizim të vizave për qytetaret e saj. Këtyre as që u bëhet vonë. Serbia do të përfitojë maksimumin nëse nënshkruan marrëveshjen me Kosovën. Edhe amnistinë për krime lufte. Ata s'janë shqiptar të luftojnë për asgjë!”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".