Të zbatohen masa të ashpra ligjore për deputetë të pa edukatë, të pa kulturuar

Të zbatohen masa të ashpra ligjore për deputetë të pa edukatë, të pa kulturuar
Të zbatohen masa të ashpra ligjore për deputetë të pa edukatë, të pa kulturuar

Muhamet Kelmendi

  • 28 July 2020 - 07:40

Shkruan: Muhamet Kelmendi

“Ndalja më efikase e një fjalori të tillë banal që ka kohë se jemi mësuar ta dëgjojmë nga deputetët, do të duhej të bëhet me disa masa dhe mënyra të tjera: 1. Me Ligjin për Zgjedhje ku do të kemi listat e hapura te kandidatëve për deputet 2. Me luftën pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit, 3. Me nxjerrjen e Ligjit mbi VETTING dhe 4. Me sanksionimin e fyerjeve me ligj. Duhet thënë se pa masa të tilla nuk ka mundësi që të shërohet kjo gjendje krijuar në vend. E masat duhet të jenë politike dhe penale, përkatësisht ndëshkuese sikundër dhe ekonomike, duke konfiskuar pasurinë e pa mbuluar, sa do që është në këtë drejtim një proces i vështirë të realizohet, por detyrimisht e kemi obligim ta bëjmë”.

-Gjuha ofenduese në Kuvendin e Kosovës vjen si rrjedhojë e mungesës së dijes dhe të argumenteve në shprehjen e mendimit që e bënë deputeti. Natyrisht se është edhe një urrejtje që e thellohen akoma më shumë këtë situatë inatesh midis subjekteve politike që gjinden në Kuvend. Kryesisht kjo vjen nga pozitat e pushtetarëve dhe të raporteve të ndërtuara në vend. Por, duhet thënë se e tërë kjo varet dhe vjen prej interesave që thellohen, e që janë grupet e interesit që janë në pushtet. Interesat ekonomike janë të mëdha. Pasuria e pushtetarëve është e madhe. Dhe, natyrisht kjo shprehet me gjuhën e mbrojtjes, e cila është jo argumentuese, por denoncuese dhe denigruese. Kjo gjendje nuk mund të ndalet me ligj. Ligji ndikon në frikësimin e deputetëve në drejtim të humbjeve financiare që i janë dedikuar kuvendit për seanca dhe për komisione. Rezistenca është e madhe. Dhe, me njerëzit, si kryeprokurori i Kosovës, kurrë nuk do të ndiqet rastet e tilla. Do të kemi kryesisht raste të njerëzve për pa mbrojtur dhe jo të fortë në pushtet. Tamam sikundër vjedhësi i kashtës dhe i banesës. Dënohet vjedhësi i kashtës me burg, ndërsa vjedhësi i banesës jo. Kjo është aktualisht në Kosovë”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".