Shteti i kapur nga krimi i organizuar lidhur me Devollët po e rrezikon falimentimin e Telekomit

Shteti i kapur nga krimi i organizuar lidhur me Devollët po e rrezikon falimentimin e Telekomit
Shteti i kapur nga krimi i organizuar lidhur me Devollët po e rrezikon falimentimin e Telekomit

Ragip Guraziu

  • 28 July 2020 - 07:45

Shkruan: Ragip Guraziu

” Nuk është kjo hera e parë dhe as nuk do jetë hera e fundit që kompania Z. Mobile,vëllezërit Devolli vepron me shantazhe të tilla sepse për gjithë këto vite po e sundon dhe po e shkatërron ekonomin e Kosovës, derisa të gjitha qeveritë e deritanishme po shtirren se asgjë nuk po ndodhë, sepse këtu ka një lidhje që nuk po zbulohet ndaj kësaj kompanie, e që dyshohet se janë korruptuar të gjitha qeveritë e deritashme. Kuvendi i Kosovës nuk duhet të rrijë indiferent ndaj kësaj kompanie dhe qeverisë së Kosovës. Duhet të kërkohet edhe nga drejtësia që përgjegjësit e shkatërrimit të Telekomit ti nxjerr para bankës së të akuzuarve dhe të ndëshkohen. Kjo është arsyeja pse dikush po i frikohet VETINGUT, sepse do të zbuloheshin edhe gjyqtarët e korruptuar nga krimi i organizuar”.

-Rastin e Telekomit të Kosovës duhet urgjentisht ta merr Kuvendi i Kosovës sepse gjendja është alarmante atje, me llogaritë e bllokuara, , prandaj duke e parë këtë rrezik, Federata Sindikale e Pavarur e PTK-së ka reaguar pasi që Telekomit të Kosovës i janë bllokuar llogarit bankare nga përmbaruesi privat për rastin me “Z-Mobile”, duke e quajtur të papranueshëm këtë veprim dhe ka kërkuar ndërhyrjen e institucioneve.

Ndaj këtij rasti, me të drejtë shtrohet pyetja: Pse po heshtin Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës kur e kemi alarmin serioz i cili po kërcënon falimentimin dhe zhbërjen e Telekomit të Kosovës, pas bllokimit të llogarive bankare si rezultat i vendimit të arbitrazhit ndërkombëtar nga padija e ushtruar prej kompanisë kriminale Z-Mobile të vëllezërve Devolli. Kuvendi i Kosovës që në mandatin e kaluar pati formuar komisionin hetimor parlamentar, duhet të merr me urgjencë për ta diskutuar këtë çështje serioze dhe ta autorizon Qeverinë për anulimin e këtij vendimi kriminal pasi që për plot 10 vite Blerim Devolli e kanë zhvatur Telekomin dhe tani së bashku me lidhjet kriminale të politikës po tentojnë që ta falimentojnë atë për përfitimet e tyre kriminale. Për këtë çështje është dashur që kaherë të vepron shteti, por shteti po shihet se është i kapur dhe nuk po ç’kapet nga krimi i organizuar për interesat e veta të disa liderëve në pushtet për mbushjen e xhepave të tyre me euro dhe xhip të shtrenjtë. Nga krimi i organizuar ata kanë krijuar pasuritë e tyre marramendëse”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".