Kosova me pasoja historike nga qeveritarët e pa dinjitetshëm dhe gabimet strategjike

Kosova me pasoja historike nga qeveritarët e pa dinjitetshëm dhe gabimet strategjike
Kosova me pasoja historike nga qeveritarët e pa dinjitetshëm dhe gabimet strategjike

Dr. Hysni Aliu

  • 29 July 2020 - 07:40

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

"Udhëheqësit tanë, në vazhdimësi kanë bërë gabime të tilla strategjike, saqë janë fusnota, hapja e bisedimeve për statusin, asociacioni i komunave serbe, planet për ndarje që i bënë bashkë me Vuçiqin, marrëveshja për të mos shkuar ushtria e Kosovës në veri, etj. Me marrëveshjen e fundit për lobimet në lidhje me njohjet e reja dhe për anëtarësimet në organizatat ndërkombëtare, Kosova i ka siguruar Serbisë statuskuon për aq sa ajo donë që ti zgjat bisedimet, i ka siguruar Serbisë gjumë të rehatshëm, sepse nuk ka nevojë të loboj për ç’njohje, sepse askush s’do të loboj për njohje, si rrjedhojë Serbia ka siguruar që mos të ketë presion nga vendet e perëndimit. Edhe kështu Serbia, zor që do të kishte mundë të tërheq më tepër njohje, sepse pjesa e mbetur e njohjeve janë nga vendet stabile”.

-Qeveritë tona, janë të pa dinjitetshme dhe pa identitet, si rrjedhoje, edhe puna e tyre është e pa qëndrueshme, pa plan afatgjatë, dhe dëshpëruese për gjithë popullin. Qeveria Hoti, së bashku me presidentin Thaçi, fatkeqësisht, kanë bërë gabim të pa falshëm, kur kanë pranuar, ndaljen e lobimit për njohje dhe ndaljen aplikimeve për anëtarësim ne organizatat ndërkombëtare. Kjo ngreh pyetje të shumta, në lidhje me atë se sa marrëveshje tjera të fshehta kanë bërë me Serbin dhe ku janë duke e quar Kosovën.

Udhëheqësit tanë, në vazhdimësi kanë bërë gabime të tilla strategjike, saqë janë fusnota, hapja e bisedimeve për statusin, asociacioni i komunave serbe, planet për ndarje që i bënë bashkë me Vuçiqin, marrëveshja për të mos shkuar ushtria e Kosovës në veri, etj. Me marrëveshjen e fundit për lobimet në lidhje me njohjet e reja dhe për anëtarësimet në organizatat ndërkombëtare, Kosova i ka siguruar Serbisë statuskuon për aq sa ajo donë që ti zgjat bisedimet, i ka siguruar Serbisë gjumë të rehatshëm, sepse nuk ka nevojë të loboj për ç’njohje, sepse askush s’do të loboj për njohje, si rrjedhojë Serbia ka siguruar që mos të ketë presion nga vendet e perëndimit. Edhe kështu Serbia, zor që do të kishte mundë të tërheq më tepër njohje, sepse pjesa e mbetur e njohjeve janë nga vendet stabile.

 

Ndërprerja e lobimit për një afat të caktuar 2 apo 3 mujore, do kishte kuptim, nëse paraprakisht do kishte dakordesi që në at afat do kishte përpjekje për arritjen e marrëveshjeve për njohje të ndërsjellët me Serbinë, dhe nëse Serbia do i kthente të gjitha njohjet që ja “vodhi” Kosovës në mënyrë shumë mizore, dhe pa pësuar asnjë pasoje, as nga BE as nga SHBA.

 

Kësaj here, një faj të madh për këtë situate e ka edhe SHBA-ja në krye me të deleguarin e saj z. Grenell, i cili të pa dinjitetshmit i detyroj që të pranojnë edhe gjëra të pa imagjinueshme më parë.

Vuçiq, tregoi, që njëra ndër nën kushtet për fillimin e bisedimeve, ka qenë edhe ndërprerja e aplikimit për anëtarësim ne organizata botërore si në UNESCO dhe INTERPOL, përveç kushtit për heqjen e tërësishme të taksës dhe reciprocitetit. Ja pra, këto janë mashtrimet që po i bënë në vazhdimësi qeveria e Kosovës, sepse këta nuk kanë treguar asnjëherë për nën kushtet e Serbisë. SHBA, kësaj here i ka hy në hak Kosovës, e posaçërisht kryetarit Thaçi e kryeministrit Hoti. SHBA, e konkretisht Grenell, i preu në besë të dy këta udhëheqës, duke lejuar që BE të ua ndërprenë rrugën në gjysmë në Vjenë, pa pasur BE asnjë pasojë të mëvonshme. Te ne shqiptarët, besa është e rëndësishme e njëjta gjë besoj që vlen edhe te amerikanët, pra nëse dikush të sulmon mysafirin ashtu siç bëri BE me Thaçin e Hotin, të cilët ishin mysafir të Shtëpisë së Bardhë, kjo normalisht konsiderohet si sulm ndaj nikoqirit, e njëherësh edhe turpërim i tyre. Me mos reagimin e SHBA-së dhe Grenell në sulmin ndaj mysafirëve të tyre u vërtetua që, besimi i verbër i Thaçit dhe Hotit, në fjalët e Grenellit  e Trumpit, dhe rruga e tyre për në SHBA me ” shampanja në valixhe” ka qenë një gabim madhor dhe naivitet. Nëse kësaj ja shtojmë edhe heqjen e reciprocitetit, grusht shtetin modern ndaj qeverisë Kurti dhe ndalja e lobimit për njohje dhe anëtarësimit në organizata të ndryshme, gjëra që u bënë si rrjedhojë e presionit nga SHBA- të , atëherë dëshpërimi dhe humbja e besimit tek zyrtarët të tillë, bëhet edhe më i madh. Unë shpresoj fort, që SHBA , do ja korrigjoj Kosovës dëmin e shkaktuar me veprimet e fundit, por do e përmirësoj edhe imazhin dhe besimin e saj ne raport me Kosovën dhe shqiptarët në tërësi. Si konkludim, Thaçi dhe Hoti gabuan rend dhe treguan që nuk shohin përtej kodrës, ndërsa z. Albin Kurti, kishte të drejtë që ju kundërvu , madje edhe Grenellit, edhe pse e dinte që ky kundërshtim e rrëzon nga pushteti. Tani më, Kurtin s’munden ta fajësojnë që nuk shkoj në Shtëpinë e Bardhë, sepse ata vetë, edhe pse u nisën u detyruan të kthehen. Kjo tregon që problemi nuk ka qenë në Kosovë por në SHBA dhe BE”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".