Prapaskenat e lidhjes së krimit, të bashkuar në një subjekt politik

Prapaskenat e lidhjes së krimit, të bashkuar në një subjekt politik
Prapaskenat e lidhjes së krimit, të bashkuar në një subjekt politik

Nexhat Haziri

  • 29 July 2020 - 07:46

Shkruan:Nexhat Haziri

“Ato që mund të bashkohen janë vetëm PDK dhe NISMA të cilat janë të përafërta dhe ndajnë mes vete shumëçka, siç ndajnë edhe me AAK-në, historinë e e uzurpimeve, haraçit, dhunës e deri të vrasjet e kundërshtarëve politik. Por unë nuk mendoj se AAK-ja do të mund të shkrihet në PDK, pasi vëllezërit Haradinaj AAK-në e shohin si “dugajë” të tyre, është parti e klanit të tyre familjar. Por edhe sikur të ishin bashkuar nuk pres ndonjë rezultat spektakular të tyre, pasi më qytetarët e Kosovës nuk mund t’i mashtrosh me “lavdinë” e luftës, me “krenarinë e Çlirimtarit” kur kite parasysh se Kosova tash e 20 vite ka vuajtur dhe akoma po vuan si pasojë e qeverisjes së këtyre partive politike”.

-Është një thirrje e dëshpëruar e z. Gecaj, zyrtarit të PDK-së, për arsye se këto parti të ashtuquajturat “krahu i luftës”, të cilat udhëhiqen nga njerëz që tashmë janë nën llupën e drejtësisë dhe që janë karakterizuar nga krimi dhe korrupsioni, nuk i shpëton dot as bashkimi i tyre në një koalicion e hiq më pakë në një parti politike, për shkak se liderët e tyre kanë biznese të ndryshme që i bëjnë konkurrentë njeri-tjetrit, janë rival të bizneseve të ndryshme të shumtën e rasteve edhe jo ligjore, e gjera të tjera. Në këtë treshe të këtyre partive, vetëm NISMA është që mund të pushoj së ekzistuari si parti politike, pasi nuk ka as një gjasë që kurdo që mbahen zgjedhjet, kjo parti nuk do ta kaloj pragun. Ndërsa AAK-ja do të mund të vazhdoj së ekzistuari edhe për disa vite si një parti rajonale e cila pushtetin mund ta prek vetëm në rast të ndonjë koalicioni pas zgjedhor me partitë e mëdha. Ndërsa PDK-ja për një kohë të gjë sikur do të jetë rezervuar vendi i tretë, por me mundësi koalicioni edhe të jetë në pushtet, por ajo që e prêt këtë subjekt politik është tronditja e mëdha që do ti përjetoj akoma nga Gjykata Speciale, dhe nëse ata reflektojnë mbi situatën e krijuar dhe reformave në parti, edhe mund të vazhdoj të jetë një nga aktorët kryesor të skenës politike kosovare edhe në të ardhmen.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".