Pezullimi i përpjekjeve për anëtarësim në mekanizma ndërkombëtarë gabim i pa falshëm i Qeverisë Hoti

Pezullimi i përpjekjeve për anëtarësim në mekanizma ndërkombëtarë gabim i pa falshëm i Qeverisë Hoti
Pezullimi i përpjekjeve për anëtarësim në mekanizma ndërkombëtarë gabim i pa falshëm i Qeverisë Hoti

Skender Kapiti

  • 29 July 2020 - 07:52

Shkruan: Skënder Kapiti

”Pra Kosova sipas kësaj dakordësie duhet t’i marrë leje Serbisë për fushatën e njohjeve ndërkombëtare të saj. Dhe nëse është e vërtetë sipas asaj që kanë botuar mediet se i dërguari i posaçëm për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, para takimit të planifikuar në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor për rifillimin e dialogut mes dy palëve, kishte thënë se Serbia është pajtuar që të pezullojë përkohësisht fushatën e çnjohjeje të pavarësisë së Kosovës dhe Kosova është pajtuar të pezullojë përpjekjet për t’u anëtarësuar në mekanizma ndërkombëtarë, për t’i dhënë shans vazhdimit të dialogut kjo është diçka që nuk përputhet me atë lobim dhe përkrahje të jashtëzakonshme dhe vendimtare që kanë bërë SHBA për njohjet ndërkombëtare të Kosovës dhe për anëtarësimin e saj ne organizatat ndërkombëtare”.

Nëse Kryeministri Hoti është dakordësuar për tërheqje nga fushata për njohje të Kosovës si kusht për të zhvilluar bisedimet me Serbinë, kjo do të thotë që Kosova nuk na qenka shtet i pavarur por krahinë e Serbisë, pra është një kthim prapa. Ky është një gabim i rëndë apo miopi e thellë e qeverisë Hoti, e cila i bën dëm shumë të rëndë Kosovës në aspektin dhe në imazhin politik, diplomatik dhe në aspektin strategjik. Kjo do të thotë se kushti që Kosova të ndërpresë fushatën e njohjeve , që edhe Serbia të ndërpresë fushatën e mosnjohjeve, është një avantazh i madh për Serbinë pasi po e kthen problemin e Kosovës aty ku ishte ne vitin 1999. Dhe kur Presidenti serb Vuçiq shprehet se: mentorët e Kosovës duhet t’i tërheqin vërejtjen politikanëve atje, ose le të provojnë të aplikojnë në organizata ndërkombëtare dhe le ta shohin se sa e suksesshme do të jetë Serbia në fushatën kundër saj.

Nëse situatë do të ishte kështu , kjo është në disfavor të Kosovës, është presion për Kosovën që në bisedimet Kosovë-Serbi të merret në konsideratë atë që kërkon plani i Beogradit, atë që Serbia duhet të marrë "diçka" nga Kosova,Veriun e saj, jo që ajo ta njohë Kosovën , por që Serbia të ndërpresë fushatën kundër njohjeve të Kosovës dhe pas kësaj Serbisë do t’i shtohet oreksi dhe kushedi se çfarë kushtesh të tjera do të kërkojë ajo derisa ta njohë Kosovën.

Sot kanë kaluar mbi 20 vite nga koha kur NATO ndërhyri dhe e çliroi Kosovën. Mirëpo në perëndim, në shtetet të cilat ndërhynë për çlirimin e Kosovës nuk janë në fuqi pushteti dhe politike protagonistët e viteve 1999, kohë kur Serbia ishte diskredituar rëndë para opinionit botëror si shtet kriminal dhe genocidist, por janë të tjerë që dinë pak dhe as nuk i kanë të freskëta e as të qarta ngjarjet kriminale, gjenocidin e tmerrshëm serb kundër shqiptarëve dhe as pastrimin etnik. P.sh. Perëndimorët përkrahën dhe i bënë presion Kosovës për krijimin e Gjykatës Speciale për krimet e supozuara të bërë nga shqiptarët, në një kohë kur Presidenti serb Vuçiç ka qenë ministri i propagandës së regjimit kriminal serb të Millosheviçit, dhe ndërkombëtarët jo vetëm se nuk kërkojnë hetimin dhe ndëshkimin e tij por e pranojnë dhe e respektojnë si personalitetin kryesor të Serbisë për negociatat Kosovë -Serbi. Dhe sikur të mos mjaftojnë këto shikoni se në çfarë tollovie mjerane është politika shqiptare si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri,politikë e cila është përqendruar pothuajse krejtësisht te lufta e ashpër për pushtet, në ngatërresa të pafund ndër vete ashtu si gjithmonë kur Kosova kishte dhe kur ajo ka aq shumë nevojë për unifikimin e politikës gjithëshqiptare për interesin e madh kombëtar, ku në Kosovë ka një qeverisje jo legjitime dhe shumë të paaftë, ndërsa në Shqipëri vendi është në një krizë gjithë institucionale sa që as ligj elektoral prej 30 vitesh nuk janë të aftë që të bëjnë , me një parlament me opozitë mercenare dhe me opozitë e vërtetë jashtë parlamentare dhe pa Gjykatë Kushtetuese.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".