Shqiptarët kanë nevojë për udhëheqje nacionale

Shqiptarët kanë nevojë për udhëheqje nacionale
Shqiptarët kanë nevojë për udhëheqje nacionale

Muhamet Kelmendi

  • 29 July 2020 - 12:23

Realizim i aspiratës kombëtare mbi bazën shteti - komb ka mbetur në mes pa u realizuar.

Organizimi politik është ndarë në gjashtë a shtatë njesi politiko-territoriale brenda kombit. Kjo ndarje ka krijuar edhe pikëpamje të ndryshme politike dhe shumë të rrezikshme për të ardhmen e përbashkët të shqiptarëve në Ballkan. Kudo është harruar ideja e kahmotshme e bashkimit të kombit. Parimisht dihet se ky pikësynim mundë të realizohet me mund dhe me  djersë; me gjak dhe me unitet politik e organizativ të tërë kombit shqiptar, pavarësisht vendit ku gjendet dhe statusit juridik.

 Çështja e tillë nuk realizohet:

 1. Me politiken e ndarjes dhe te përçarjes qe vazhdimisht po e bene Tirana, duke filluar qe nga vitet e 90 te shekullit te kaluar, si dhe e cila po vazhdon, pa u futur ne bazën e çështjes se kombit.

2. Me qeverisjen Kosovës e cila tërësisht ka ikur nga pozita kombëtare dhe është shndërruar ne një politike te nënshtruar dhe e cila po e dëmton tërësisht territorin e vete dhe popullin e Kosovës. 3. Politika qeverisëse ne Maqedoni e shqiptareve është thyer dhe copëtuar. Atje nuk ka as mendim dhe as organizim politik. Kemi thjeshte nje politike nënshtruese ndaj shtetit sllavo - Maqedoni. 4. Ne Kosovën Lindore nuk kemi organizim mbi bazën e interesit te kombi. Atje është lënë populli nen mëshirën e regjimit shovinist serb. 5. Ne Mal te Zi nuk kemi organizim te shqiptareve qe synon realizimin e ndonjë pikësynimi politik te kombit. Populli është nënshtruar dhe askush nuk interesohet për te ardhmen e tyre. 6. Krejt jashtë është çështja e shqiptareve nen sundimin grek. Territoret shqiptare atje janë arsimuar dhe shqiptaret janë zhdukur. Situata e theksuar kërkon qe te analizohet qarte dhe detalisht. Mbi ate duhet ndertuar nje politiken unifikative dhe te delet me kerkesa taktike dhe me pikesynim strategjik per tere ceshtjen tone kombetare te pazgjidhur. Ne rrugen e tille i takon Tiranes kryesisht, por edhe Prishtines, qe te merren me ceshtjen e tille. Tirana eshte kryeqyteti i te gjithe shqiptareve dhe natyrisht se edhe ne fushen politike e organizative, ate diplomatike etj., duhet te jete kryeqytet. Kudo dhe ne cfaredo shteti, ku ka popull te vete jashte shtetit, i takon shtetit ame te merret me ceshtjen e kombi dhe te vepron ne drejtim te saj. Duke e kapur ceshtjen ne kete ane, dalin nje varg detyrash, te cilat duhet te kryhen, si nga Tirana, ashtu edhe nga Prishtine. Por, edhe pse jane larg kesaj ceshtjeje, po perpiqem te veje ne spikame detyrat, te cilat duhet te kryhen nga dy shtetet tona.

Ato jane:

 1.Te ndertohet nje plateforme unike politike  kombetare; 2. Te percaktohen pikesynimet taktike te cdo pjese te kombit tone neper shtete ku jane te pushtuar; 3.Te ndertohet nje politik unike diplomatike e tere shqiptareve; 4. Te kerkohet nga shtetet ku jane shqiptaret qe te realizohen te drejtat e shqiptareve neper vende ku gjinden; 5' Te  vehet recipriciteti ne raporte me shtetet fqinje dhe 6. Te delet me plateformen politike mbarekombetare: shteti - komb. Ceshtjet e tilla mund dhe ka mundesi te realizohen vetem kur Tirana dhe Prishtina bashkepunojne.

Ne vecanti, Tirana ka per detyre si shtet i gjithe shqiptareve te veproje, duke vere parime ne ndertimin e raporteve ndershteterore. Ne kete ane, Prishtina ka patur dhe ka ende mundesi, duke marre per baze interesimin e UE dhe te SHBA-ve, qe te ndikoj ne permiresimin e pozites se shqiptareve nen Serbi, ne Maqedoni dhe ne Malin e Zi. Po kjo nuk u be dhe me keta qeveritar aktual nuk pritet nje pune e tille nga Prishtina. Prishtina nuk ka parime dhe as qendrime te qarta ne raporte me shtetet, sidomos me Serbine, ndaje te ciles ne teresi eshte nenshtruar. Ajo nuk ka vere asnje rregulle ne punen e vete.

Po Tirana zyrtare gjindet ne pozite me te mire. Ajo duhet te zhytet ne interesin e kombit. Kerkohet qe te intervenoje kudo ku jane shqiptaret dhe te percaktoj vijat jashte te cilave nuk dilet. Baze e punes duhet te jete cdo here synimi strategjik i shqiptareve: shteti- komb. Kete nuk duhet fshehur, sepse duke kerkuar kete, hapet mundesia e realizimit te kerkesave taktike te te gjitha pjeseve te popullit shqiptar te ndare. Aq me pare kur te tjeret po veprojne me ashper kundruall Shqiperise dhe Kosoves. Shih ne kete ane Serbine. Qeveria e Beogradit eshte bere bashkeudheheqese ne Kosove. Mbi 1  te 4 e vendit tone e ka te pushtuar.

 Po Kosova e Shqiperia ku jane? Asnje here nuk u be ndonje kerkese nga Tirana dhe Prishtina.Tamam sikurse cdo gje me qene per shqiptaret e Lugines se Presheves ne rregulle. Prishtina iu nenshtrua Serbise dhe e futi ate brenda. Ndersa, Kosova mbeti jashte territoreve shqiptare, pa u i teresuar kurre per te ardhmen e shqiptareve ne pjeset e ndara me dhune nga Serbia. Edhe ne Mal te Zi u veprua negativisht. Shqiptaret atje as mesimin e historise se vete nuk e kane, pa bere fjale per ceshtjet e lirive demokratike, shoqerore, kulturore, nacionale etj. Ndersa, ne Maqedoni vriten e dhunohen shqiptaret, burgosen dhe veprohet me nje kriminalitet te ashper dhe nuk kemi qendrime  nga Tirana dhe Prishtina. Te dy qeverite dalin qesharak si shtete dhe kombe, pa u interesuar fare.

Po cka te thuhet per territoret Came nen Greqi. Atje nuk kemi as edhe nje levizje nga shtetet shqiptare. I tere vendi eshte greqizuar dhe Tirana nuk intervenon. Ndersa, Prishtina flene ne gjume dimeror.   Veprojne sikurse me qene nje territor dhe nje popull diku ne Afrike. Duke i kapur keto ceshtje ne kete menyre del e domosdoshme veprimi mbi bazat e interesave strategjike kombetare. Kjo, nese duhet, edhe kunder qeverive ne Tirane dhe ne Prishtine, cdo here ne interes te kombit tone te ndare e copetuar. Popullit tone i duhet nje unifikim politik dhe organizativ mbi bazen kombetare. I duhen veprime dhe masa konkrete per ceshtjen kombetare. Kendej duhet te veprohet ne drejtimet e ketij bazamemti per te mundur me e realizuar interesin e kahmotshem te kombit shqiptar: shtetin - komb.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".