Me të paditurit dhe të shantazhuarit në krye të shtetit, Kosova rrezikon të humb njohje të tjera nga ofensiva e lotimit serb

Me të paditurit dhe të shantazhuarit në krye të shtetit, Kosova rrezikon të humb njohje të tjera nga ofensiva e lotimit serb

Gani Qarri

  • 30 July 2020 - 07:52

Shkruan: Gani Qarri

”Pas dakordimit misterioz të institucioneve të shtetit të Kosovës, për të mos aplikuar për anëtarësim në organizatat e ndryshme ndërkombëtare, dhe tërheqje nga përpjekjet për sigurimin e njohjeve të reja, derisa të zhvillohet dialogu dhe të arrihet marrëveshja përfundimtare me Serbinë, gabimi më i madh strategjik që po bënë Qeveria dhe Presidenca, është deklarimi i tyre publik se kinse nuk kanë hequr dorë nga “lufta” për njohjet, gjë që mund ti kushtojë Kosovës pa riparueshëm në planin ndërkombëtar, kur dihet mirë fakti se Kosova edhe para këtyre deklaratave, me një president renegat si Hashim Thaçi i cili vraponte si i çmendur,kudo nëpër botë, duke kërkuar ndarjen e vendit të vet, ka vite që nuk ka mundur të sigurojë asnjë njohje ndërkombëtare”.

-E trimëruar me faktin e trishtueshëm dhe të pa shembull të Kosovës deri në përmasa internacionale, e cila vazhdon ta mbajë në postin e të parit të shtetit një president edhe me aktakuzë të shpallur për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të marrë në pyetje për katër ditë me radhë, po për këtë çështje nga Prokuroria e Gjykatës Speciale, dhe e vetëdijshme për ndjeshmërinë e këtij rasti shumë problematik dhe të paprecedent kudo qoftë nga rreth 193-4 vendet anë e mbanë botës, të pranuara si shtete të pavarura në OKB, Serbia ka filluar ti kërcënojë hapur edhe vendet tona mike më të fuqishme se jo vetëm që do ta vazhdojë lobimin kundër njohjes së Kosovës, por me mbajtjen edhe nën akuzë të Thaçit president, ajo do të jetë edhe "pesë" herë më e suksesshme në fushatën e saj të egër për ç ‘njohje.

Madje vet presidenti serb Vuçiq dhe udhëheqësit tjerë të Serbisë, të mësuar me vënie kushtesh dhe lëshuarje pe e tërheqje në vijimësi të Kosovës, jo vetëm se edhe gjatë kohës së rifillimit të dialogut, deklarojnë publikisht që nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës, por kërcënojnë hapur, se do të rifillojnë së shpejti edhe fushatën e tyre për ç ‘njohjet e saj nga shtetet e korruptuara afrikano-aziatike dhe ato të përhumbura të Oqeanisë, por që janë të pranuara ndërkombëtarisht dhe bëjnë një numër në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Për aq më tepër, së fundi ka mjaftuar vetëm një deklaratë publike, qoftë edhe vetë ngushëlluese e kryeministrit Hoti, gjoja se megjithatë Kosova nuk e ka bllokuar lobimin për njohje, që ka zgjuar kërcënimin e hapur serb për mos respektim të marrëveshjes, madje vet Aleksandër Vuçiq pas deklaratave të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hotit,ka reaguar duke thënë se nëse palës kosovare nuk i tërhiqet vërejtja, atëherë Serbia do të vazhdojë përsëri me fushatën e saj për ç ‘njohje. Madje e trimëruar se Kosova vazhdon edhe më tej, ta mbajë në postin e të parit të shtetit një president me aktakuzë të shpallur për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të marrë edhe në pyetje për katër ditë me radhë nga Prokuroria e Gjykatës Speciale, dhe e vetëdijshme për ndjeshmërinë e kësaj çështjeje të paprecedent kudo qoftë nga 193-4 vendet që njihen si shtete në Bashkësinë Ndërkombëtare, Vuçiq ka filluar ti kërcënojë publikisht edhe vendet tona mike më të fuqishme se nëse nuk i tërheqin vërejtjen qeverisë aktuale, Serbia jo vetëm se do ta vazhdojë fushatën e saj kundër njohjes së Kosovës, por me mbajtjen e një njeriu nën aktakuzë për president si Hashim Thaçi, ajo do të jetë edhe "pesë" herë më e suksesshme, në fushatën e saj për ç ‘njohje.

Ndaj në këtë mënyrë ish ministri i informatave të qeverisë së Millosheviqit gjatë kohës së okupimit klasik të Kosovës nga Serbia dhe viteve të luftës në Kosovë, tani edhe president i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, po dëshmon edhe një herë më tepër se Serbia ishte dhe do të mbetet edhe për kohë të gjatë armik i përbetuar i Kosovës dhe popullit shqiptar, tash dhe në të ardhmen.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".