Konfidencat pushtetare, sjellje e papërgjegjshme dhe arrogancë kundër qytetarëve

Konfidencat pushtetare, sjellje e papërgjegjshme dhe arrogancë kundër qytetarëve
Konfidencat pushtetare, sjellje e papërgjegjshme dhe arrogancë kundër qytetarëve

Riza Smaka

  • 30 July 2020 - 07:59

Shkruan: Riza Smaka

"Qeveritë e derisotme të Kosovës, konsiderueshëm të papërgjegjshme referuar transparencës publike Qeveritë e Republikës së Kosovës e derisotme duke e përfshirë edhe Qeverinë aktuale të Republikës së Kosovës, në shumë raste në të cilat nuk ka pasur as bazë as arsyeshmëri, ishin dhe është jo transparente, konfidente e për aq tekno burokratike, të alijenuara, autokratike”.

-Konfidencat pushtetare jashtëligjore ,VS me parimet dhe vlerat demokratike. Punët, aktet dhe veprimet pushtetare që ju referohen qytetarëve, qe janë në interesin e qytetarëve dhe i tangojnë interesat e qytetarëve, në shtetet të së drejtës, në shoqëritë politike demokrative dhe në shtetet parlamentare neo liberaliste, kurdoherë , kërkohet të jenë publike, transparente, të hapura për opinionin publik. Vetëm në raste specifike të stipuluara me ligj të veçantë ,në raste dhe procedura ligjore të caktuara, disa punë , veprime e aktivitete pushtetarë, mund të klasifikohen dhe të rezervohen në konfidencë të shkallës përkatëse. Ndërkaq në shtetin bashkëkohor që mëton të jetë shtet demokratik i sundimit të ligjit në fuqi, veprimet e kundërta me ato postulate themelore, shkaktojnë arbitraritet, arrogancë dhe shkallë më të lartë të papërgjegjësisë morale, politike e mbi të gjitha juridike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".