Prapaskenat e kurdisura të dialogut të përshpejtuar në mes të Kosovës dhe Serbisë

Prapaskenat e kurdisura të dialogut të përshpejtuar në mes të Kosovës dhe Serbisë
Prapaskenat e kurdisura të dialogut të përshpejtuar në mes të Kosovës dhe Serbisë

Xhevat Meha

  • 31 July 2020 - 07:50

Shkruan: Xhevat Meha

“Qeveria Hoti u krijua për të siguruar vazhdimin e pacenueshmërisë së kontrollit të Serbisë mbi institucionet e Kosovës. Vazhdimi i këtij kontrolli nga Serbia i siguron pozitë të duhur që në dialog të nxjerr maksimumin e të mirave për Serbinë, kuptohet duke dëmtuar Kosovën. Serbia është duke shfrytëzuar kërkesën e vendeve perëndimore për gjetjen e një zgjidhje për të arritur një marrëveshje, për të maksimalizuar privilegjet nga kontrolli mbi institucionet e Kosovës para se kontrolli të cenohet ose rrënohet”.

-Dinamika e shtuar e takimeve në dialogun Kosovë-Serbi janë më tepër si kërkesë e përkrahësve të pavarësisë së Kosovës. Zhvillimi i Kosovës nuk mundë të arrihet pa gjetur zgjidhje për problemet që po i shkakton Serbia. Vendet perëndimore kanë kërkesa jo vetëm ndaj Kosovës por edhe ndaj Serbisë dhe rajonit që të rrisin zhvillimin, e kjo nuk mundë të bëhet pa zgjidhur pengesat dhe problemet ndërmjet tyre. Krijimi i kësaj qeverie është diçka tjetër. Serbia përmes strukturave të fshehta para shumë viteve ka futur nën kontroll institucionet e Kosovës dhe përmes kësaj edhe Kosovën. Në votimet e 6 tetorit doli bashkëqeverisja që seriozisht cenonte këtë kontroll. Bashkëqeverisja u shemb për të eliminuar cenimin.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".