Avdullah Hoti, Kryeministër i gabuar në momentin kritik politik dhe pandeminë e koronavirusit

Avdullah Hoti, Kryeministër i gabuar në momentin kritik politik dhe pandeminë e koronavirusit
Avdullah Hoti, Kryeministër i gabuar në momentin kritik politik dhe pandeminë e koronavirusit

Shefik Shkodra

  • 31 July 2020 - 12:53

Shkruan: Shefik Shkodra

“E para dhe qenësorja ekziston te një ministër, i cili nuk i përket profesionit, tjetër ishte gjendja me atë mjekun Vitia. Tjetra, ky koalicion, si është parë që në start janë për fjalë e sharje, por jo për punë serioze. Janë mërzitur, s'kanë faj, aty ka njerëz me nga dy-tri mandate në kuvend e institucione tjera. Me keqardhje për prof. Avdulla Hotin, kryeministër, po shihet qartë zotëri se, nuk je në këtë kohë njeriu i cili do ta bëni atë të duhurën dhe jo veç për çështjen e virusit pandemik, por edhe për çështje politike”.

Këta zotërinjtë nuk po dinë apo nuk po donë, që situata të korrigjohet sa i përket pandemisë me Covid 19. Kemi shkruar edhe më herët se, ky virus pandemik, i cili ka kapluar botën, të shumtën e rasteve po merret më shumë si ngjarje politike e si kërcënim një gjenerate, se sa çështje professionale shëndetësore. Dhe për këtë ka më shumë fjalë se sa punë serioze. Ju eliminimin e këtij virusi pandemik nuk mund ta bëni, sepse ne e dimë se çfarë aftësie kemi në krahasim me botën, por përpjekjen për parandalim mund ta bëni ndoshta. Përgjegjësisë morale, politike e historike askush nuk ka mundësi t'i ikë sot e njëqind vjet, e ndoshta kurrë.

Prandaj është gabuar, kur e keni bërë rrëzimin e Qeverisë Kurti për shumë çështje, për të sjellë një tjetër që nuk ka një harmonizim dhe një zgjidhje në mes atij koalicionit, që e shashtrisën e na koritën në botë derisa erdhën në pushtet, me njerëz të njëjtë, si, keqpërdorues të pozitës, me akuza, etj. e me partinë Lista Serbe. Kjo ishte shfaqja më dramatike, kur diheshin shkaqet se pse ishte gjithë ajo nguti për të rrëzuar një e për të sjellë një tjetër qeveri, me shumë "elan" e "entuziazëm", sikur jeni deklaruar. Gjithnjë kur të vijnë në pozitë, gjëja, veç gishtin duke luajtur dhe punët do shkojnë si në vaj. Dhe tash po e shihni vetë. Në realitet, tash jemi bërë për Gjendje të Jashtëzakonshme. Njëherë nuk ka sjellje dhe dëgjueshmëri nga ana qytetare. Kjo do të thotë se, as pushteti lokal e as ai qendror nuk kanë mundur të bëjnë kurrfarë preventive, virusi Covid 19 si pandemia botërore, tash po merr hov dhe po i herrë "pleqtë" në Kosovë.

Problemi i parë: njerëzit çdo ditë po "perëndojnë", si të mos ishin fare. Jemi të bindur se, një pjesë e tyre do të kishin mundësi të jetonin edhe më. Dhe kjo na duket sikur dora e njeriut po ua merr jetën. Sikur faktori njeri është fajtor për vdekjet e këtyre njerëzve. Çdo ditë duke u arsyetuar, në moshën e qytetarëve dhe raste të gatshme për vdekje, etj. Problemi i dytë z. Prof. Kryeministër: nuk ke kuadro pas veti. Ky koalicionin që e ka kërkuar partia jote nuk ka të bëjë me qeverisje të vendit para se ta ndiej veten faktor - pushtetar. Secili për interesa të veta dhe të grupit të vet. Ashtu si ka qenë vite më parë. Në këtë mënyrë si po shkon puna, duke u përpjekur, ndoshta, edhe me restrikcione ekonomike, në vend të stimulimit, nuk do të ketë rrugëdalje me afat të gjatë.

E treta: Është shumë afër falimentimi ekonomik, menjëherë edhe ai politik. Ti e di më mirë se unë, pa ekonomi s,ka shtet askund në botë. Në Ballkan nuk ka mundësi të paraqesim kulturë të veçantë, sepse tjetri atë do ta shfrytëzojë e madje do ta keqpërdor duke të hedhur si leckën në mbeturina.

Personalisht më vjen keq që një profesor, si ti tash, të ndodhet në një rrugëkryq. Nuk dua të hyjë në analizat se si erdhe kryeministër, cilat ishin "arsyet", por, e sheh se nuk keni marrëveshje në mes atyre mini pàrtive e madje, ka nisur t'u shkrepë në meset e juaja. Dhe kjo krejt për fatkeqësinë e qytetarëve”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".