Këto janë detyrat e shtetit të Kosovës për ta fituar betejën me virusin Covid-19

Këto janë detyrat e shtetit të Kosovës për ta fituar betejën me virusin Covid-19
Këto janë detyrat e shtetit të Kosovës për ta fituar betejën me virusin Covid-19

Dr. Hysni Aliu

  • 31 July 2020 - 13:30

Shkruan:Dr.  Hysni Aliu

-Situata me Kovid 19 ne Kosove, është mjaft e komplikuar. Për fat të mirë tani më, po shihet dritë në  fundin e tunelit dhe vaksina që mbron njeriun nga ky virus është në përgatitje e sipër.  Këtu në Finlandë, sipas disa burimeve, në fund të këtij viti do fillon vaksinimi i personelit shëndetësor, sepse ky grup është më i ekspozuari nga ky virus. Pastaj do vazhdohet me të moshuarit dhe individët që janë më të rrezikuar nga ky virus, si pasojë e sëmundjeve tjera shoqëruese. Një zbulim tepër i rëndësishëm është bërë nga shkencëtaret amerikan, ku ata kanë gjetur një çrregullim gjenetik i cili  ndikon negativisht në luftën e organizmit kundër këtij virusi. Tek individët që kanë këtë çrregullim gjenetik, imuniteti( mbrojtja)e organizmit nuk aktivizohet për ta luftuar virusin, si rrjedhojë virusi mundet me qenë vdekjeprurës  edhe për të rinjtë, pra edhe nëse  ata nuk kanë pasur paraprakisht sëmundje tjera shoqëruese. Në momentin që askush nuk e din se a është bartës i atij çrregullimi gjenetik apo jo, atëherë secili nga ne, i ri apo i moshuar, me sëmundje shoqëruese apo pa sëmundje  potencialisht është i rrezikuar deri në ekstrem. Nëse kësaj ja shtojmë edhe faktin që truri i të rinjve është në procesin e zhvillimit, deri në moshën madje 25 vjeçare, si rrjedhojë tek të rinjtë të kuptuarit e rreziqeve që ju kanosen është më i ulët sesa tek individët e moshave më të mëdha, atëherë, rreziku që të rinjtë të jenë më pak të kujdesshëm në raport me Kovid 19 është i madh. Aspekti kulturore, dhe traditat tona fatkeqësisht janë pika e dobët për Kosovën dhe luftën kundër këtij virusi.  Jeta në bashkësi të mëdha familjare, tradita që të përshëndetemi në shtrëngim duarsh madje në fillim dhe mbarin të takimit, përqafimet që bëhen sidomos në mes të  të rinjve por dhe gjinisë femërore, afërsitë fizike gjatë komunikimit, qëndrimet e shumta nëpër kafene, dasmat, drekat e të pamet, vizitat, që fatkeqësisht nuk po ndalen e bëjnë shumë komplekse situatën. Në moskujdesin tek popullata ndikon edhe krenaria e individëve, pra dikush mundet të besoj që nëse ruhesh nga virusi, atëherë ja frikacak dhe e humb krenarin, apo edhe ndjenja e të qenurit i dobët nëse mbrohesh, përgojimet nga të tjerët dhe njollosja, stigmatizimit nëse rastësisht je infektuar nga virusi, etj. si rrjedhojë njerëzit hezitojnë të kujdesen apo të tregojnë që janë infektuat ose të kërkojnë ndihmë me kohë, gjë qe ndikon edhe në përhapjen e virusit. Ndjenja e fajësisë, dobësisë, turpit janë gjëra që e përcjellin secilin individ plotësisht pa nevojë. Bota është në një situatë ku po peshohet se cila është më e rëndësishme, jeta e njeriut apo ekonomia, pra paraja. Virusi shkakton vdekje, pore edhe ramja e ekonomisë në afat më të gjatë shkakton edhe më shume vdekje kur analizohet me gjerësisht se çka shkakton varfëria, andaj bota po detyrohet të hapet gradualisht në mënyrë që paraja të qarkullon dhe kështu të shmangen katastrofa edhe më të mëdha se kjo, madje edhe luftërat e ndryshme të mundshme. Në perëndim, populli është shumë më i kujdesshëm se sa në Kosovë, andaj situata është nën kontroll. Në Finlandë kemi rreth 6-7 raste në ditë, por këtu populli është ai që kujdeset për vetveten, duke u kujdes kështu edhe për të tjerët. Unë i bëjë thirrje popullit që të ndërroj qasjen ndaj këtij virusi, zbatoni udhëzimet e qeverisë se Kosovës dhe profesionistëve shëndetësor. Qeverinë e ftoj që të zbarkon tek populli, nëpër çdo lagje, shtëpi, fshat e qytet, në mënyrë që secili individ të informohet për rrezikun nga ky virus dhe që secili ta kupton që me veprimet ose mos veprimet apo kujdesin ose mos kujdesin e vet, do bëhet shpëtimtar jete ( s ka krenari e trimëri më  të  madhe se kjo) apo do bëhet e kundërta e kësaj. Qeveria duhet të punoj shumë me të rinjtë, me forumet rinore, me organizatat jo qeveritare, me njerëzit fjala e të cilëve peshon tek populli, siç janë udhëheqësit fetar, njerëzit publik, kryepleqtë e fshatit, pleqnarët, familjet dhe kryefamiljarët me ndikim, mësimdhënësit, prindërit e fëmijëve dhe nxënësve. Edhe psikologët, psikiatrit dhe punëtorët tjerë të shëndetit mendore duhet të aktivizohen më tepër dhe të përkrahen nga qeveria sepse puna e tyre do  të thotë jetë për dikën. Qeveria, duhet ti përkrah materialisht mediet, në mënyrë që të ketë më shumë reklama në lidhje me luftimin e virusit, të ketë më 

shumë të intervistuar në mjete të informimit dhe emisione që ndikojnë në vetëdijshmin e popullit dhe në të kuptuarit e rrezikut nga ky virus. Qeveria duhet të merr masë kundër dezinformatave që gjoja se ky virus nuk ekziston. Qeveria duhet ti sjell para drejtësisë të gjithë ata që përhapin dezinformata të tilla, sepse ajo dezinformatë i kushton dikujt në jetë. Është një thënie" liria jote përfundon aty ku cenohet liria e tjetrit"duke e përfshirë këtu edhe lirinë e fjalës që shpesh mundë të vret”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".