Kosova dështoi, nuk mësoi nga vendet tjera një model efikas të parandalimit dhe mbrojtjes nga Covid-19

Kosova dështoi, nuk mësoi nga vendet tjera një model efikas të parandalimit dhe mbrojtjes nga Covid-19
Kosova dështoi, nuk mësoi nga vendet tjera një model efikas të parandalimit dhe mbrojtjes nga Covid-19

Blerim Burjani

  • 01 August 2020 - 08:57

Shkruan: Blerim Burjani

“Virusi mbetet një enigmë e madhe botërore. Kosova s’ka pasur model të veçantë të mbrojtjes nga virusi, ka pasur kopjim të masave nga shtetet tjera edhe pse gati të fundit u ballafaquam, nuk krijuam model prej mësimeve të shteteve, pra nuk pres as në Kosovë ndonjë zgjidhje tjetër përveç krijimit të vaksinës”.

-Me koronavirus ka dështuar bota, pra s’ka pasur asnjë model masash për të ndal trendin e përhapjes së virusit, dhe për të shpëtuar ekonomin. Ka pasur dështime të mëdha nga të gjitha shtetet. Janë dy situata që e bëjnë të vështirë të dhe të fitueshme luftën kundër koronavirusit. E para është përhapja e shpejtë dhe dinamike tek njerëzit, dhe dyta fuqia e këtij virusi që nuk pëson permutacion strukturor dhe veprues që këtë virus e bënë kompleks, dhe duket se të gjithë profesionistët janë nxënë në befasi. Askush nuk e ka marr ndonjë model apo nuk ka pasur model efikas për ta ndalë këtë virus. Ajo çka dihet është se vetëm 7 % deri në 10% është vdekjeprurës nga numri i përgjithshëm i të infektuarve. Ekonomia qëllimshëm ka dështuar, në koronavirus dështuan liderët më të mëdhenj politik dhe të gjitha strukturat shtetërore, përderisa me këtë kolapsuan bashkë me spitalet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".