Qytetarët ti godasin fuqishëm me dënim për vdekje vagabondët e politikës

Qytetarët ti godasin fuqishëm me dënim për vdekje vagabondët e politikës
Qytetarët ti godasin fuqishëm me dënim për vdekje vagabondët e politikës

Dardan Grapci

  • 01 August 2020 - 09:04

Shkruan: Dardan Grapci

“Qytetarët e Kosovës duhet ta kuptojnë që ka ardhur koha e ndryshimeve parlamentare dhe Presidenciale, dhe nuk duhen aspak me pas mëshirë, por duhet që në zgjedhjet e ardhshme përfundimisht ti dënojnë ata kandidatë që po sillen si vagabond, edhe plotësisht ato parti dhe liderët e tyte të cilët e kanë mashtruar elektoratin e tyre me gënjeshtra dhe premtime të pa realizuara. Le të përzgjedhin e të votojnë parti politike me lider e kandidat deputetësh të pa sprovuar deri më tani, të pa afektuar nga krimi e korrupsioni”.

-Shumë herë kemi kërkuar nga qytetarët e Kosovës që në zgjedhjet parlamentare, të vlerësohen dhe votohen vetëm ata kandidat të cilët ia duan të mirën popullit dhe të cilët janë të ndershëm dhe të moralshëm.
Por si duket qytetarët e Kosovës ende nuk janë vetëdijesuar sa duhet, ose nuk kanë dëshirë të vetëdijesohen, ose janë aq të verbër sa që për ta nuk ekziston ndonjë alternativë tjetër i udhëheqjes së shtetit.
Unë mendoj që këto kërcënime publike që po bëhen nga politikanët në drejtim të njëri tjetrit, sidomos kjo që po e shohim te deputetët, është një sjellje skandaloze dhe duhet urgjentisht të ndalen aktet e tilla, përndryshe duhet të krijohet një ligj, që nëse një politikan apo politikane përfshihet në përleshje të ndryshme, qoftë fizike apo verbale, të përjashtohet plotësisht nga Kuvendi i Kosovës, sepse nuk jemi vetëm ne të rriturit që po i shohim këto akte te dhunës por edhe fëmijët e moshave të ndryshme, sidomos në këto kushte të pandemisë që janë pranë televizorit thuajse tërë ditën.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".