Çfarëdo marrëveshje që nënshkruhet me Serbinë e voton edhe PDK-ja, hajnat janë të bashkuar

Çfarëdo marrëveshje që nënshkruhet me Serbinë e voton edhe PDK-ja, hajnat janë të bashkuar
Çfarëdo marrëveshje që nënshkruhet me Serbinë e voton edhe PDK-ja, hajnat janë të bashkuar

Faik Krasniqi

  • 01 August 2020 - 09:10

Shkruan: Faik Krasniqi

“Gjithçka e planifikuar nga fillimi. Edhe rrëzimi i qeverisë, por edhe krijimi i saj. Këta të gjithë janë bashkë, sepse krimet dhe hajnitë i kanë të përbashkëta. Çfarëdo marrëveshje që nënshkruhet me Serbinë, PDK edhe pse është në opozitë do e votojë”.

Është zhvillim serioz përafrimin e LDK-së me PDK-në në kohën kur ka filluar intensiteti i shtuar i agjendës së dialogut me Serbinë, pavarësisht se LDK është në pozitë kurse PDK-ja në opozitë formale dhe kritike ndaj mënyrës së zhvillimit dhe udhëheqjes së dialogut. Qëllimi i përbashkët sipas Krasniqit është përgatitja e për votimin në Kuvend, nga shumica e deputetëve, edhe nga PDK-ja, të marrëveshjes finale, cilado që të jetë ajo.

-Asgjë nuk është për t'u habitur. Skënder Hyseni gjithmonë ka qenë vegël e PDK-së. Avdullah Hoti nuk do të mundë ta emëronte koordinator për bisedime me Serbinë, nëse nuk do të pranonte PDK-ja. Ai është i emëruar në këtë post nga Hashim Thaçi, dhe jo nga Avdulla Hoti. Pas emërimit të tij, Hashim Thaçi menjëherë doli me deklaratë duke e lavdëruar Skënder Hysenin.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".