Kurban Bajrami në Kosovë me xhami të mbyllura dhe pa treg të kurbanëve!!!

Kurban Bajrami në Kosovë me xhami të mbyllura dhe pa treg të kurbanëve!!!
Kurban Bajrami në Kosovë me xhami të mbyllura dhe pa treg të kurbanëve!!!

Ismail Muçiqi

  • 01 August 2020 - 12:42

Viti 2020 në Kosovë, do të mbahet në mend gjatë si vitë i ngjarjeve dhe ndodhive dramatike të cilat e ndryshuan edhe kalendarin e jetës së përditshme.
Koronavirusi misteri i shekullit, për të cilin as Shkenca e as Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila ka ra në komë dhe vetëm Zoti mund ta këndell ketë institucion botërorë, për tu zgjuar nga gjumi për të parë se ç'po ndodh me planetin tonë.
Festa e Kurban Bajramit në Kosovë, kësaj here ishte e veçantë, e zbehtë dhe e zymtë, u kremtua pa rituale tradicionale nëpër Xhamit gjithandej Kosovës dhe më gjerë.

Dita e sotme ishte shumë emocionale për besimtarët të cilët kishin ëndërr dhe shpresë se Festën e Kurban Bajramit, namazin do ta falnin nëpër Xhamit ane kënd Kosovës.
Atmosfera madhështore e kësaj feste i mungojë Prishtinës si Kryeqytet i Kosovës, ku tradicionalisht festat e Bajramit, Prishtinës me rrethinë gjithmonë i kanë dhënë shkëlqim të veçantë fetarë.
Tempulli i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, sot i përngjante një piramide të kohës së Pejgamberit Hasreti Muhammed-it.
Munguan sot edhe jehonat e zërit të altoparlantëve të cilët gjithmonë përçuan mesazhin e udhëheqësve të fesë për vetëdisimin e njerëzimit për të bërë punë të mira dhe të ndershme të cilat i predikon Kur ‘ani i bekuar dhe Zoti i madhërishëm.

Ky vitë i mallkuar me Pandemi, nuk la mundësi që njerëzit të çmallën me njëri-tjetrin, me të afërmit e tyre dhe kjo beri që shumë bashkatdhetar tanë nuk patën mundësi që ketë festë ta kremtojnë bashkë me më të dashurit e tyre përkatësisht me fare fisin.
Kjo ndikojë dhe bëri që mallëngjimi dhe dashuria për atdheun të jetë e veçantë në ketë vitë të dështuar të shekullit.
Duhet theksuar se për herë të parë, besimtarët Islam nuk arritën të therin kurban për shkak të mbylljes së tregjeve të kafshëve gjithandej Kosovës.
Kjo ju pamundësoj shumë besimtarëve për ta quar amanetin deri në fund në shpërndarjen e sadakas përmes prerjes së kurbaneve nuk arritën ta kryejnë obligimin ndaj Zotit për tu ndihmuar të varfërve në këto ditë të vështira të jetës me të cilën po përballet njerëzimi.

Kjo ishte vetëm një uvertyr e kësaj feste të bekuar në Kosovën tonë, e cila po sfidohet nga shumë faktorë.
Por kemi shpresën se viti 2020, do të mbetet në kujtesën e gjeneratave si viti më dramatikë i cili e goditi njerëzimin përmes një misteri që askush nuk është në gjendje të shpjegoj se ç'po ndodhë me planetin dhe cilat janë parashikimet për shëndetin e njerëzimit.
Zoti e bekoftë Festën e Kurban Bajramit dhe gjithë popullin shqiptarë. Zoti i ndihmoftë këtij populli që të ketë shëndet dhe të vetëdisohet sa më shumë, kjo do të jetë arma më e fortë për ti përballuar të gjitha vështërsit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".